Myftiu Tërnava jep mesazhin për Fitër Bajram

20 prill 2023 | 08:30

Sot është dita e fundit të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Pas 30 ditë agjërim, sakrificë e solidaritet, besimtarët myslimanë do ta festojnë të premten, më 21 prill, Fitër Bajramin.

Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, do t’i drejtohet komunitetit mysliman me një mesazh me rastin e Bajramit të Madh.

Ngjarja do të mbahet në orën 11:00 në selinë e BIK-ut.

Nesër namazi i faljes së Fitër Bajramit do të bëhet në orën 06:23.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.…