Myftiu Tërnava merr pjesë në forumin për promovimin e paqes në Abu Dhabi
Në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ka nisur punimet forumi i pestë për promovimin e paqes në shoqëritë islame.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naimef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij.
Forumi do të zgjasë dy ditë, ku në mesin e personaliteteve fetare e shkencore do të ligjërojë edhe Myftiu Tërnava.
Ky është forumi i pestë për promovimin e paqes në shoqëritë islame dhe do të zgjasë deri më 7 dhjetor.
Në këtë forum po marrin pjesë më shumë se 800 dijetarë dhe mendimtarë
me ndikim në botë nga 120 vende, përfshirë këtu ministra të punëve fetare, myfti, përfaqësues nga komuniteti myslimanë, si dhe delegatë nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut në mbarë botën.
Studiuesit dhe intelektualët do të diskutojnë metodologjinë e krijimit të një aleance virtytesh për të arritur një diskurs botërorë të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, bazuar në vlerat dhe virtytet e përbashkëta.
/Epoka e re/