Myftiu Tërnava: Ndërtimi i xhamisë do të nis së shpejti
15 maj 2018
| 11:26
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për këtë muaj.
Myftiu Tërnava në një konferencë për medie, ka folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit, të cilin e ka quajtur shkollë e humanizimit.
Më tutje, ai ka folur shkurtimisht edhe rreth çështjes së ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.
Myftiu Tërnava ka thënë se ndërtimi i kësaj xhamie do të fillojë të ndërtohet së shpejti.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se në prapavijë të tij, siç shihet do të duket xhamia.
“Pamja është e xhamisë. Do ta fillojmë së shpejti. Kur ka thënë Zoti, së shpejti”, ka thënë myftiu Tërnava.
/Epoka e re/