
Myftiu Tërnava: Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët të familja Jashari
Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, si dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmedin Maksuti, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
Kryetari Jashari duke falënderuar për vizitë, ka thënë se Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim shumë të mirë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj, duke siguruar myftiun Tërnava që do të jetë i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Ndërsa myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka uruar kryetarin Jashari për përgjegjësitë që ka marrë si kryetar i Komunës së Skenderajt, duke theksuar se liria dhe pavarësia e vendit kanë rrënjë pikërisht të familja Jashari.
Myftiu Tërnava ka thënë gjithashtu se në rrafshin kombëtar kjo familje është ndër më të respektuarat.
/Epoka e re/