Myftiu Tërnava për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite
Me ftesë të sekretarit gjeneral të Ligës së Botës Islame RABITA-s, dr. Muhamed Abdulkerim Alisa, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës , myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në mbledhjen e 44 të Këshillit të lartë të RABITA-s.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit të Lartë të RABITA-s, në mesin e tyre myfti, ministra, ulema dhe dijetar të shquar të botës islame si dhe personalitete fetare të ndryshme udhëheqëse të botës islame.
Në mbledhje u diskutuan çështje të shumta të botës islame, ndikimi i tyre dhe roli i liderëve fetarë, si dhe u diskutuan edhe çështjet bashkëkohore fetare.
Gjithashtu u themelua edhe shpërblimi i Institutit Islamik të Fikhut për hulumtim, me të cilin do të shpërblehen institucionet, iniciativat dhe organizatat të cilat merren me studime të çështjeve të fikhut.
/Epoka e re/