Myftiu Tërnava po merr pjesë në forumin për promovimin e paqes në shoqëri myslimane në EBA
Në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar punimet Forumi i gjashtë për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane.
Forumi global i këtij viti po mbahet me titullin “Roli i feve në përforcimin e tolerancës, nga mundësia në imperativ (domosdoshmëri)” cili po organizohet nen patronimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah biz Zajed.
Në këtë forum po marrin pjesë ministra, myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe zyrtarë të shumë shteteve nga mbarë bota. Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.
Në ceremoninë e hapjes ka folur ministri i tolerancës në EBA, sheiku Nahjan Mubarek Al Nahjan.
Ai fillimisht u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmeve në shtetin e tolerancës-EBA, duke shtuar se “Bashkëjetesa toleranca është praktikumi i vërtet dhe i drejt i mësimeve fetare të fesë tonë të lartësuar, toleranca me të gjithë pa dallim rase, feje, gjuhe, ngjyre, pozite dhe mundësie materiale.
“Ky është parimi të cilin e praktikojnë dhe e kultivojnë udhëheqësit e EBA-së në të gjitha nivelet. Ku është parimi i themeluesit të shtetit tonë sheikut Zajed Al Nahjan-Allahu e mëshiroftë”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka theksuar se ky takim global është shumë i rëndësishëm në nivel global nga se këtu po takohen liderët fetar nga të gjitha anët e botes të cilët munden dhe duhet ta fuqizojnë tolerancën ndërfetare.
Ai ka thënë se EBA-ja janë të përkushtuara në përforcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe marrëdhënieve në të gjitha shoqëritë në botë.
Në vazhdim fjalën e ka marrë kryetari i Këshillit të Fetvave në EBA dhe kryetari i Forumit për promovimin e Paqes, dijetari i mirënjohur Islam Abdullah bin Beja për të paraqitur para të pranishmëve kornizën e këtij takimi global.
Ai ka theksuar se emërtimi i këtij viti 2019 ne EBA si “Vit i tolerancës” nga kryetari i shtetit Sheiku Al Khalifa, ishte një nxitje për forumin për të titulluar këtë forum këtë vit “Rroli i feve në përforcimin e tolerancës fetare nga mundësia ne obligim”.
“Duke theksuar nevojën e hulumtimeve, analizave, dhe paraqitjeve të botëkuptimeve të drejta rreth tolerancës fetare.
Është obligim parësor i të gjithë liderëve fetar te familjes se feve abrahamike të njihen, ofrohen dhe respektohen mes veti. Sepse Allahu na urdhëron duke theksuar ajetin uranor: ‘O ju njerëz ne ju krijuam nga një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë juve popuj dhe fise për tu njohur mes veti, me të vërtet me i miri nga ju tek Allahu është ai i cili është me i devotshmi’ Andaj ky takim ka për synim paraqitjen e drejtë të botëkuptimeve praktike, reale dhe thelbësore te respektimit, bashkëjetesës dhe tolerancës”, ka thënë ai.
Nga ky forum është duke u nxjerr pakti dhe statusi i “Aleancës se re të virtyteve” duke kërkuar nga ju qe ta nënshkruajmë dhe ta shpërndajmë në shoqëritë tona duke u munduar fuqizimin e parimeve te cekura në të, dhe të cilat synojnë mirëqenien dhe tolerancën në të gjitha shoqëritë në botë.
Në sesionin e hapjes të pranishmeve u janë drejtuar zëvendëspresidenti i Nigerisë, Yemi Osinbajo, sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITAS, dr. Abdul Kerim Al Isa. Pastaj dr. Nur Al Hak Kadri, ministri Federal për çështje fetare dhe harmonisë mes religjioneve në Pakistan, ministri i Çështjeve Fetare i Egjiptit, dr. Muhamed Muhtar Xhuma, etj.
Në këtë forum po marrin pjesë ministra, myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe zyrtarë të shumë shteteve nga mbarë bota. Në këtë forum po merr pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava.
/Epoka e re/