Myftiu Tërnava pret në takim një delegacion nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë

01 nëntor 2019 | 12:31

Myftiu Naim Tërnava ka pritur sot në takim një delegacion të lartë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë, në krye me Nazif Yilmaz, drejtor i përgjithshëm për arsimin fetar në Ministrinë e Arsimit, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i shkollës së Mesme Imam Hatib Omer Halis Demir nga Ankaraja, të cilët po vizitojnë vendin tonë me ftesë të Drejtorisë së Medresesë “Alaudin”, me rastin e mbajtjes së Garave Kuranore në nivel të medreseve nga shtetet e Ballkanit.

Myftiu Tërnava ka falënderuar Yilmazin për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, duke theksuar nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në fusha dhe nivele të ndryshme të arsimit.

Nga ana tij Nazif Yilmaz ka falënderuar Myftiun Tërnava për pritjen dhe ka çmuar lart angazhimin dhe kontributin e Bashkësisë Islame për ngritjen e institucioneve edukativo arsimore, në veçanti rolin e Medresesë për zhvillimin e arsimit fetar në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse ka përfunduar Halloween edhe sot autobusët e trafikut urban…