Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të UNHCR-së
15 prill 2019
| 12:22
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e misionit të UNHCR-së, Erol Arduç.
Myftiu Tërnava fillimisht e ka falënderuar Arduçin për vizitën, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me UNHCR-in, për afrimin e komuniteteve dhe për rehabilitimin e të kthyerve dhe të zhvendosurve.
Nga ana e tij, Arduç ka falënderuar Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e përgëzoi atë dhe institucionin që ai drejton për punën dhe angazhimin e tyre për mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
/Epoka e re/