Myftiu Tërnava priti në takim zëvendëskryeministrin Hoxhaj
12 prill 2019
| 13:17
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhajn, i cili shoqërohej nga ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite dr. Rexhep Boja.
Myftiu Tërnava e njohu Hoxhajn n me punët dhe zhvillimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me kontributin e BIRK-ut për një mirëqenie me të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për të mirën e qytetarëve.
Në këtë takim, myftiu Tërnava dhe zëvendëskryeministri Hoxhaj diskutuan edhe për zhvillimet e fundit dhe për gjendjen në vend.
/Epoka e re/