Myftiu Tërnava takohet me shefin e kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava dhe delegacioni që po e shoqëron zhvilluan një takim me Dr. Mirza As Saeg, anëtar i këshillit drejtues i fondacionit Al Maktoum, si dhe shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për mikëpritjen dhe falenderoi qeverinë e EBA-së për përkrahjen e EBA-së ofruar Kosovës.
Myftiu njoftoi nikoqirin për ecurin e projekteve te realizuara në Kosovë në bashkëpunim me BIRK-unduke veçuar me falenderim Ministrin e Financave të EBA-së sheikun Hamdan bin Rashed Al Mektum për përkrahjen e ofruar BIRK-ut në realizimin e projekteve të ndryshme.
Myftiu ka fruar Mirzan për një vizitë në të ardhmen e afërt Kosovës.
Nga ana e tij nikoqiri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.
Myftiu Tërnava në këtë takim ishte i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Ahmet ef. Rama dhe shefi i kabinetit Besim ef. Mehmeti.