
Myftiu Tërnava u prit nga shefi i kabinetiti të ministrit të Financave në EBA
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Tërnava u prit nga Dr. Mirza As Saeg anëtar i Këshillit drejtues i fondacionit Al Maktoum, njëherit edhe shef i kabinetiti të ministrit të Financave në EBA.
Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për përkrahjen e EBA-së ofruar Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe falënderoi Qeverinë dhe popullin e këtij vendi bujar cili pa ndërprerë po ofron përkrahje dhe ndihma për projekte të ndryshme.
Gjithashtu Myftiu ka falendëruar ministrin e Financave të EBA-së sheikun Hamdan bin Rashed Al Mektum për përkrahjen ofruar BIRK- ut në realizimin e projekteve të ndryshme.
Myftiu e ka ftuar Mirzën për vizitë Kosovë.
Nga ana e tij nikoqiri ka falënderuar Myftiun Tërnava për vizitën duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.