Myftiu Terrnava uron nxënësit për fillimin e vitit të ri

03 shtator 2018 | 11:48

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Terrnava, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019.

Ai ka thënë se rinia është ardhmëria e vendit, prandaj ky rrugëtim sipas Terrnavës është  i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.

“Kjo sfidë është për t’iu formuar dhe kalitur për përgjegjësitë që iu presin. Një ditë, mbase jo larg, fati i këtij vendi do të jetë në duart tuaja. Dikur, një urtar ka thënë: ‘Dituria është dritë, injoranca është errësirë.’ Andaj, nëse ju i përkushtoheni fitimit të diturisë, ju bëheni dritë, e cila ndriçon rrugën e këtij populli dhe të ardhmen këtij shteti. Ne, si popull i vogël dhe shtet në formim e sipër, vetëm me vlera dhe dituri mund të garojmë me popujt tjerë”, është thënë në urimin e Myftiut Terrnava.

Urimi i plotë i tij:

Urimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019

Të dashur nxënës, sot më 3 shtator, shkollat hapin portat për ju për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019. Për disa për ju është hera e parë që i drejtoheni bankave të shkollës e për disa të tjerë është kthim në këto banka.

Është sfidë të cilës megjithatë nuk mund t’i ikni. Ju jeni ardhmëria e këtij vendi dhe e kësaj shoqërie andaj ky rrugëtim është sa i pashmangshëm aq edhe i domosdoshëm.

Kjo sfidë është për t’iu formuar dhe kalitur për përgjegjësitë që iu presin. Një ditë, mbase jo larg, fati i këtij vendi do të jetë në duart tuaja. Dikur, një urtar ka thënë: ‘Dituria është dritë, injoranca është errësirë.’ Andaj, nëse ju i përkushtoheni fitimit të diturisë, ju bëheni dritë, e cila ndriçon rrugën e këtij populli dhe të ardhmen këtij shteti. Ne, si popull i vogël dhe shtet në formim e sipër, vetëm me vlera dhe dituri mund të garojmë me popujt tjerë.

Andaj me lejoni që si prind, qytetar dhe Myfti i vendit tonë, t’iu uroj për këtë vit të ri shkollor duke e lutur Zotin e Gjithëdijshëm që t’iu mësojë, t’iu ruajë, t’iu jep shëndet dhe sukses!

Do të doja të veçoj me urim edhe nxënësit e  Medresesë Alauddin me paralelet e saja fizike në Gjilan dhe Prizren duke kërkuar prej tyre që reputacionin e kësaj shkolle dhe prestigjin e fituar ndër vite si shkolla më e suksesshme ta ruajnë e ta mbajnë edhe për shumë vite.

Urimet e mia janë edhe për gjithë mësuesit e mësueset dhe personelin edukativo arsimor në të gjithë vendin. Qofshi të ndihmuar nga Zoti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Hadri Marrëveshja Kosovë-Serbi dhe mundësia e ridefinimit të kufijve…