Myrta largohet pas 14 vjetësh nga Vëllaznimi

28 korrik 2019 | 15:39

Ish-kapiteni dhe mbrojtësi Yll Myrta po largohet nga Vëllaznimi për të vazhduar karrierën në një ekip tjetër, por pa dëshirën e tij. Ai thotë se është i detyruar të largohet nga ekipi ku u rrit si futbollist dhe kaloi 14 vjet.

Myrta thotë se tashmë ka marrë oferta nga disa skuadra, përfshirë këtu edhe të Superligës, të cilat po i shqyrton.

“Nuk kam më kontratë me Vëllaznimin dhe po largohem nga klubi ku i rrita për 14 vjet, pasi jam i detyruar të marr një hap të tillë. Besoj se brenda pak ditësh do të vendosi për të ardhmen time, pasi kam marrë disa oferta që po i shqyrtoj”, ka thënë Myrta për Koha.net duke shtuar se do të jetë plotësisht i gatshëm për edicionin e ri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Nadal, xhaxhai dhe trajneri i tenistit spanjoll Rafael Nadal,…