MYRTË DHE SADRI ZENELI DEKRETOHEN ME URDHËRIN “HERO I KOMBIT”

21 maj 2018 | 20:28

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Myrtë Zeneli, sot janë bërë homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Shqiponjë (Jabllanicë).

Në këtë përvjetor të dhimbjes dhe krenarisë, sot në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë është mbajtur një akademi përkujtimore me ç’rast është bërë edhe dekretimi presidencial me urdhërin “Hero i Kombit”, të dëshmorëve Myrtë Zeneli dhe Sadri Zeneli.

Mes tjerash, vlen të theksohet se dëshmori, Myrtë Zeneli, ra heroikisht më 21 maj të vitit 1998 në fshatin Dollovë. / Zarfi Info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skënderajt sot është përfshirë nga një stuhi shiu…