Mysafire speciale në Katar | Jahjaga publikon fotografi nga ceremonia e hapjes së Botërorit

20 nëntor 2022 | 19:53

Pos presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jajhaga është ftuar në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror ‘Katari 2022”.

Jahjaga ka publikuar fotografi nga prezenca e saj në ceremoni.

“Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha. Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme”.

“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

32 kombëtare marrin pjesë në ngjarjen më të madhe të futbollit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Istogut ka marrë vendim që disa shkolla në…