Mysafiri i ftuar në RTK, i nervozuar del nga studio
Një mysafir i ftuar në RTK, për ta analizuar situatën e sigurisë në vend pas vendimit të qeverisë për targat, e ka braktisur studion në mënyrë demonstrative.
Eksperti i sigurisë Fatmir Qollakaj është ndier jo i respektuar nga televizioni publik dhe për këtë arsye e ka braktisur studion në mënyrë demonstrative. Kjo situatë ka ndodhur pasi ai kishte pritur mbi 30 minuta dhe edhe pas kësaj moderatori i ka kërkuar që të priste edhe pak pasi po tentonin të bënin një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin nga terreni.
“Unë në mënyrë demonstrative po dal nga studio, për me tregu se nuk jeni serioz fare, duke e lënë një njeri me pritë mbi 35 minuta pas orës 11 të natës, prandaj unë po shkoj”, ka thënë Qollakaj, duke hequr vetë mikrofonin, paksa i nervozuar.