Mysafiri i paftuar ngjitet në çati, tmerrohen banorët
16 gusht 2019
| 11:05
Na ndodh shpesh të udhëtojmë për ta parë nga afër një krokodil, por që zvarraniku të vijë te shtëpia nuk ishte menduar kurrë.
E, në fakt, këtë ka ndjerë edhe një banor i shtetit indian të Karnataka, i cili, pasi u shpërngul bashkë me familjen për shkak të përmbytjeve, u surprizua me mikun që e priste në shtëpi.
Një zvarranik prej 10 metrash kishte mbetur në çatinë e shtëpisë së vet teksa uji ishte tërhequr drejt shtratit të detit. I shokuar nga pamjet, pronari i shtëpisë thirri policinë dhe lajmëroi shpëtimtarët për ta evakuuar krijesën e tmerrshme.