Myslim Murrizi drejton seancën plenare për herë të parë
30 maj 2019
| 11:46
Myslim Murrizi për herë të parë si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë ka marrë drejtimin e një seance plenare.
Ai ka marrë drejtimin e seancës pas largimit të kryetarit Gramoz Ruçi, i cili ka shkruar për tu takuar me kreun e delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, i cili do t’ia dorëzojë raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë
Murrizi e nis drejtimin e seancës me një batute drejtuar deputetit Ralf Gjoni: “Po të jap dy minuta kohë për replikë meqë është hera ime e parë në këtë karrige”. /Top Channel/