Myslimanët me teknologji po lidhen me njëri-tjetrin

01 maj 2020 | 10:14

Myslimanët po përdorin teknologjinë që të rrinë të lidhur bashkë me të tjerët në këtë Ramazan. Gjatë gjithë muajit besimtarët po i përgjigjen pandemisë përmes komunikimit vitural, shkruan CNN.

Ramazani është një muaj i reflektimit të vetvetes dhe duke marrë parasysh kohën e COVID-19, komunitetet po vazhdojnë të gjejnë mënyra të luten dhe të lidhen me njëri-tjetrin.

Theresa Deck, një studente nga Universiteti i Nju Jorkut, thotë se për të Ramazani është më shumë se të qëndruarit pa bukë dhe ujë për orë të caktuara. “E shoh si një kohë kur lidhemi shpirtërisht dhe forcojmë lidhjen tonë me Zotin. Këtë herë nuk e kemi mundësinë të rrimë bashkë si çdo vit tjetër të Ramazanit, mirëpo do të provoj mënyra të tjera të lidhjes dhe komunikimit me të tjerët”, tha ajo.

Në çdo Ramazan njerëzve u bëhet thirrja që të mblidhen në xhami për t’u lutur 5 herë në ditë, ndërsa këtë herë thirrja ka kaluar në: “Rri dhe lutu në shtëpi”. Kjo kërkesë vjen pas masave të ndërmarra ndaj koronavirusit.

Shkaku i këtyre sfidave, i mbetet teknologjisë t’i bashkojë njerëzit.

Theresa thotë se më shumë praktikon që të lexojë edhe në uebfaqe islame të cilat sjellin informacione të shumta edhe në këtë kohë.

Gjatë 30 ditëve në mbrëmje besimtarët falin Taravitë (Taraweeh) dhe lexojnë Kuran derisa ta përfundojnë Atë.

Imamët, po ashtu, po përdorin rrjetet sociale për t’u lidhur me besimtarët të cilat duan të dëgjojnë ligjërata fetare dhe nuk mund të jenë prezentë në xhami se çdoherë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tom Moore, një veteran lufte, ka arritur të mbledhë një…