Myslimanët në Indonezi shijonë iftarin e parë
06 maj 2019
| 17:24
Myslimanët në Indonezi përjetuan iftarin e parë të muajit të Ramazanit këtë vit, raporton “Anadolu Agency”.
Qindra persona që vërshuan në xhaminë Istiklal në Xhakarta, që njihet si xhamia më e madhe në Azinë Juglindore dhe është një nga simbolet e kryeqytetit, kishin mundësi të hanin iftarin së bashku me kontributin e bamirësve.
Pas hapjes së iftarit të parë me thirrjen e ezanit, besimtarët myslimanë kanë falur namazin e akshamit.
Muhammed Abdulnasir (37), i cili ka shijuar iftarin e parë në xhami, ka thënë se ndihet i lumtur që po përjeton muajin e Ramazanit.
“Zoti na ruajtë nga telashet dhe fatkeqësitë. Lus Zotin të përfitojmë nga të mirat e këtij muaji”, ka thënë Abdulnasiri.