Myslimanët shiitë priten e përgjaken me shpata në ritualet e ditës së shenjtë
Disa imazhe të pazakonta që mund të prekin ndjeshmërinë vizuale të shumë personave, vinin nga ritualet muslimane me prerje e përgjakje të trupit, për të shënuar Ditën e Ashures.
Muslimanët në Irak kryen ceremoninë vetë-lënduese në tempullin e Imam Ali në Najaf, për të shënuar ditën e Ashures, dita e nëntë e Muharramit, në muajin e parë të kalendarit islamik.
Për muslimanët shiitë Ashura është një event madhor fetar ku besimtarët kujtojnë rënien e martirit Husain Ibn Ali al-Husein, nipi i Profetit Muhamed, i cili vdiq në betejën e Karbala në vitin 680.
Aktet e prerjes e përgjakjes konsiderohen si një mënyrë e larjes së mëkateve nga ata që kryejnë ritualin.
Ndërsa të tjerë njerëz të veshur me të zeza, qëndrojnë anash grupit më të madh, duke i ndihmuar të përgatiten për ritualin.
Në disa pamje shihen gjithashtu ndihmësa që mbajnë veshje dhe shishe uji në rast se të prerët kanë nevojë për ndihmë.
Në një tjetër imazh kapet momenti kur një burrë me veshje mbrojtëse ngjyrë blu ndihmon një pjesëmarrës duke fashuar kokën e tij e duke i tharë gjakun.
Të tjera ceremoni të celebrimit të Ashues janë mbajtur në vende të ndryshme të botës, madje edhe ne Afganistan, ku kontrolli i vendit ka rënë së fundmi ne duart e militantëve Talibanë.