Mytaher Haskuka infektohet me  Covid-19

24 shkurt 2021 | 14:44

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në testin e parë ka rezultuar negativ, por për shkak të simptomave është testuar për herë të dytë dhe ka dalë pozitiv.

Postimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë,

Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.

Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.

Me këtë rast apeloj tek të gjithë ju, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.

Mbetshi me shëndet dhe gjithë të mirat!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit të 12 zyrtarëve, konfiskimit të disa loptop-ve si…