Myzejene Selmani: Individë të ndryshëm po prodhojnë lajme të rreme pa asnjë fakt për Pacollin
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, ka reaguar ndaj individëve që po merren me personalitetin e Behgjet Pacollit.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se këta individë po prodhojnë lajme të rreme pa asnjë fakt.
“Fatkeqësisht kjo ndodh vetëm e vetëm për qëllime personale, si dhe përfitime të tipeve ‘Like’, në rrjete sociale dhe media elektronike. Duke e përdorur rastin e një tragjedie individuale të një personi”, ka shkruar Selmani.
“President Behgjet Pacolli, nuk ka përgjegjësi për asnjë person brenda subjektit, kur dihet që të gjithë personat që janë pjesë aktive ose pjesë e formave të tjera ku japin kontribut, janë të moshës madhore mbi 18 vjeç, dhe se secili përgjigjet për veprimet e veta”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Që nga dita e parë e njohjes time me Presidentin z.Behgjet Pacolli, mund të them se është njeri i tokës, njeri i fjalës, ku në të gjithë rrugëtimet e tij ndër vite, mbretëron një nga virtytet më të çmueshme njerëzore, e cila e karakterizon si një humanist të pashoq, njeri që e don Kosovën dhe qytetarët e saj.
I nderuari z.Pacolli, i cili me buxhetin e tij personal ka punuar shumë për shtetësin e Kosovës.
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të faktit ku disa individ, merren me figurën e President Pacollit, duke prodhuar kështu lajme të rreme pa asnjë fakt. Fatkeqësisht kjo ndodh vetëm e vetëm për qellime personale, si dhe perfitime të tipeve “Like”, në rrjete sociale dhe media elektronike. Duke e përdorur rastin e një tragjedie individuale të një personi.
Nuk do koment, si shoqëri se ku jemi katandisur dhe në çfarë niveli kemi arritur.
President Behgjet Pacolli, nuk ka përgjegjësi për asnjë përson brenda subjektit, kur dihet që të gjithë përsonat që janë pjesë aktive ose pjesë e formave të tjera ku japin kontribut, janë të moshës madhore mbi 18 vjeç, dhe se secili përgjigjet për veprimet e veta.
Neve mbetem të përkushtuar në punën dhe angazhime tona. Kurse, Presidentit Pacolli, i urojmë shëndet dhe punë të mbarë në angazhimet e tij si lider i partisë dhe në të njëjten kohë një lider ndërkombëtar në aspektin biznesor.
Zoti e bekoftë Presidentin dhe familjen e tij.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj për të cilën punon pa u ndalur.