Myzeqarët e ndritur të pavarësisë së Shqipërisë
Duke ju referuar historisë, ajo na tregon me fakte të shumët se krahina e Myzeqesë ka qenë padyshim një nga trevat shqiptare më atdhetare dhe mjaft luftarake e Kombit Shqiptar.
Ajo qëndroi gjithmonë në pararojë të kryengritjeve dhe luftërave legjendare, të zhvilluara nga populli ynë nëpër shekuj, kundër të gjithë pushtueseve të huaj, që shkelën në trojet tona.
Kjo krahinë ka luftuar me heroizëm të pashoq dhe trimëri të rrallë ndaj çdo lloj agresori e okupatori, qysh nga Lashtësia, Mesjeta dhe deri në kohët e vona, duke derdhur pa kursim lumenjtë të mëdhenj gjaku për të mbrojtur lirinë e saj.
Tashmë janë të njohura luftërat e mëdha e të vazhdueshme, që ka zhvilluar populli i kësaj treve, por edhe të parët e tij, për të mbrojtur lirinë dhe trojet e tyre të shenjta stërgjyshore nga invadorët e huaj që erdhën herë prej orientit dhe herë nga perëndimi.
Manastiri i Apolonisë Fier
Duke filluar qysh nga betejat e Trojës, Peloponezit, Pirros së Epirit, Durrësit më 1018-të, Osumit 1280-të, Myzeqesë 1335-së, Fierit 1341-ë, Savrës 1385-së, Fushë-Kosovës 1389-të, Mbrostarit 1481-ë, Beratit 1455-së, Pirgut 1457-të, Libofshës 1603-e, Myzeqesë 1833, 1834, 1835-së, Karatoprakut 1840-të, dhe deri të kryengritja e Fierit më 1935-së, populli i kësaj krahine dhe paraardhësit e tij, taulantët, shkruan një histori tepër të lavdishme.
Janë pikërisht këto kryengritje dhe luftërat e vazhdueshme, ato që frymëzuan me të drejtë edhe mjaft shkrimtar, poet, studiues dhe historian të ndryshëm, shqiptar e të huaj, të cilët kanë shkruar mjaft për trimëritë e saj, duke e cilësuar atë midis të tjerash edhe si “Myzeqeja e Kryengritjeve”, “Myzeqeja e Betejave”, apo “Myzeqeja e lirë”.
Po kështu, populli heroik i Myzeqesë dha një kontribut të madh edhe në përgatitjen dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga Ismail Qemali me shokët e tij Luigj Gurakuqi, Isa Buletini, Hasan Prishtina, Dom Nikoll Kacorri, Bedri Pejani, Sali Gjuka, Jani Minga, Jorgji Karbunara e të tjerë, më 28 nëntor 1912.
Si një nga krahinat më antiturke dhe me tradita të fuqishme atdhetarie, Myzeqeja që kish sakrifikuar aq shumë për çlirim kombëtar e shoqëror nga zgjedha osmane, me djemtë e saj rilindës, patriot të shquar dhe liridashës si Kostandin Minga, Jani Minga, at Irakli Pylli, Llazi Spiro, Llazar Bozo, At Spiro Saqellari, At Kozma Dhima, Nebi Sefa, Dërvish Biçaku, Behxhet Hydi, Lam Shtëmbari, mësonjësit Kovi Saqellari, Jovan Ndreko, Zoji Ndreko, Tuni Gjergji e tjerë, qe në ballë edhe të kësaj ngjarje të madhe.
Me dy kuvendet e Fierit më 24 mars dhe 12 gusht 1912, të drejtuara nga vet Ismail Qemali, si dhe shoqërimin e mbrojtjen e tij me çetat e saj të armatosura gjatë udhëtimit historik nëpër Myzeqe, por edhe brenda në Vlorë, kur shpalli Mëvetësinë, kjo krahinë i bëri shërbimin mē të madh Shqipërisë, në ato kohë të vështira dhe tepër të lavdishme, kur përcaktohej edhe fati i gjithë kombit tonë.
Kanë qenë këto arsyet, pse myzeqarët tanë janë ndjerë gjithmonë shumë krenar me ata burra e patriot të shquar që dhanë këtë ndihmesë kaq të madhe, për të cilët këta flasin vazhdimisht edhe sot me nostalgji në të gjithë krahinën e tyre, që nga Çerma, Shën e Premtja e Divjaka afër Shkumbinit dhe deri te Libofsha, Ardenica, Fieri, Radostina (Ujëmira), Pojani, Shën Pjetra e Mifoli në brigjet e Vjosës.
Aty rreth viteve 1965, 1970, 1975, shumë myzeqar të moshuar, veprimtar, intelektual, kuadro dhe patriot të nderuar rrëfenin mjaft tregime të ndryshme rreth historisë së Myzeqesë dhe kapedanëve trima të kësaj treve, që u shquan gjatë viteve të rilindjes sonë kombëtare dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Biseda të tilla zhvilloheshin shpesh edhe në Pojan të Fierit, pranë perlës së bukurive të mëdha të Lashtësisë, Apolonisë së famshme antike, banorët e të cilit kanë bërë vazhdimisht një jetë plot gjallëri, aktivitete dhe me kulturë të përparuar qytetare.
Më kujtohet se në qendër të Pojanit, pranë shtëpisë së kulturës, nën hijen e lisit madhështor 700-800 vjeçar të Apolonisë, apo edhe nëpër dasma, festa dhe takime të ndryshme me shkrimtarin tonë të ndritur fierak Jakov Xoxe, burrat e këtij fshati, një pjesë e të cilëve ishin dhe miq e shok të tij, grumbulloheshin vazhdimisht çdo mbrëmje dhe fillonin nga tregimet e tyre pafund për trimat dhe luftëtarët e kësaj zone, që i kishin bërë shërbime të mëdha çështjes tonë të shenjtë kombëtare.
Mjaft njerëz të moshuar, intelektual, veprimtar, kuadro e patriot të nderuar si Andrea Kili Dimo, Vasil Naçi, Pilo Lluka (Samarxhiu-ciceroni i Apollonisë), Koçi Xherro, Liu Lena, Koli Mëngjezi, Ndon Rrezhdo, Gori Mitri, Tomi Katiu, Trifon Prifti, Mihal Prevazi, Luçi Xherro, Naun Stroni, Liko Stroni, Nasi Golemi, Koçi Mandro, Ndon Lako, Bush Lako, Jani Stergjo, Todi Llupi, Zog Silo, Thoma Zog Silo, Trushi Zog Silo, Kristaq Silo nga Pojani, Kozma Prifti, Thoma Prifti e Llazi Ongari nga Kryegjata, Teli Prifti nga Sopi, Tasi Mitrush Kristo(Tushe), Rrapush Dhima, Llazi Rrapush Dhima, Kosta Uani Tushe, Jorgji Uani Tushe, Liko Miti Gjeçi, Mihal Stefan Gjeçi, Aleksi Loni Gjeçi, Bushi Bani, Petro Liço, Tasi Liço nga Havaleasi, Kristo Çala, Nikoll Çala, Zog Toska, Taqo Dhima nga Hoxhara e të tjerë, ruanin në memorjen e tyre kujtime shumë të bukura nga të parët tanë, për historinë e ndritur të kësaj krahine dhe pavarësisë myzeqare.
Ata flisnin me nostalgji e krenari për shumë ngjarje e ndodhi të ndryshme me vlera të mëdha historike të Myzeqesë, por edhe për kryengritjet e saj të fuqishme më 1833 e 1834, si dhe ajo e drejtuar nga Alush Frrakulla e Filip Zhuka në vitin 1835, e Karatoprakut më 1840 e drejtuar nga Gori Myzeqari, Trifon Lala, Papa Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe, e Fierit më 1935 e tjerë, që fatkeqësisht nuk u shkruan kurrë nga askush dhe u lanë qëllimisht në pluhurin e harresës prej historianëve tanë mëkatar.
Këta burra të zgjuar dhe të mrekullueshëm, që kishin një informacion mjaft të gjerë rreth kësaj krahine me famë e tepër të dëgjuar, flisnin me kompetencë edhe për Kuvendin e Parë më 24 mars dhe Kuvendin e Dytë më 12 gusht 1912, të Ismail Qemalit në Fier, se ato i kishte mbrojtur fizikisht me armë në dorë vet Llazi Spiro, me dy çetat e tij të Pojan-Shën Pjetrës dhe Topojë-Seman, ku bënin pjesë edhe disa luftētar trima pojanak, si përkthyesi Kili Dimo, Taqi Lako, Tasi Doraci, Miti Dimo, Uani Shyti e të tjerë.
Ndërsa për profesorin, rilindësin, atdhetarin, luftëtarin, firmëtarin e Deklaratës së Pavarësisë, Kryetarin e Organizimit të Mitingut të Shpalljes së Mëvetësisë, mësonjësin e hapjes së shkollave në Gjuhën Shqipe, oratorin e mitingjeve, organizatorin e masave të sigurimit fizik të Ismail Qemalit gjatë udhëtimi nëpër Myzeqe dhe një nga komandantët e luftës për çlirimin e Vlorës më 1920-të Jani Kostandin Minga, që u nda nga jeta në vitin 1947, këta rezervonin një respekt të veçantë, duke e quajtur atë edhe si Luigj Gurakuqi i Myzeqesë, apo i Shqipërisë së Jugut.
Ata thoshin se ky kreshnik i Shqiptarizëm ka lënë edhe disa libra me dorëshkrime mjaft të rëndësishme, për zhvillimin e ngjarjeve që ndodhën gjatë asaj periudhe të lavdishme, në kapërcyell të shekujve 19-të e 20-të në Shqipëri, ku ai ishte edhe vet pjesëmarrës dhe autor i tyre, një pjesë e të cilave thuhet se u zhdukën qëllimisht nga duar të pista, për të abuzuar me Shpalljen e Pavarësisë. Dikush prej pleqve tregonte vazhdimisht edhe emrat e disa mësueseve që i kishin parë dhe lexuar këto dorëshkrime të Jani Mingës në arkivin e Vlorës.
Po kështu burrat në komentet e tyre të fshehta aludonin, se në kryerjen e këtij veprimi të shëmtuar, ka patër dorë edhe ish Kryeministri Mehmet Ismail Shehu, një person me të kaluar të errët kriminale gjatë luftës dhe pas çlirimit të vendit, që njihej edhe si antimyzeqar i hapur dhe shquhej për ekstremizmin e tij të fshehtë (undercover) islamik.
Ai, thoshin ata, kur dëgjoi revoltimin e myzeqarëve për këtë veprim të ulët, në shenjë hakmarrje urdhëroi disa shërbëtor të tij mallakastriot, që i kishte prurë në Fier në pozita drejtuese, duke i ndryshuar edhe emrin e bukur e të nderuar prej shenjtori e apostuli fshatit Shën Pjetrër, të cilin e mbajnë me krenari edhe vet Vatikani, si dhe disa qytete të tjera të mëdha evropiane.
Nuk mjaftoi vetëm kaq, por me bishtrat e tij, hakmarrjen dhe egërsinë primitive, qē e karakterizonte, ata thurën edhe lloj-lloj epitetesh banale ndaj këtij fshati me histori të ndritur e të lavdishme qysh nga Lashtësia, Mesjeta dhe deri te Lufta Nacionalclirimtare me Këshilltarët e vet dëshmor dhe viganin e rilindjes tonë kombëtare, studentin e kolegjit të famshëm Zosimea, mësonjësin e Gjuhës Shqipe (nëpër shkollat greke), priftin me kobure, heroin e kombit at Irakli Pylli (papa Isaija), që u mundua ta linte në errësirë.
Nga mesi i muajit tetor 1974, ndërsa isha duke bërë stazhin si kuadër drejtues pranë kësaj ekonomie bujqësore, në një nga bisedat e pleqve të Pojanit me shkrimtarin tonë Jakov Xoxa kam qenë prezent edhe unë, ku ndër të tjera ai ju drejtua Andon Rrezhdos dhe i tha:
“Këto tregime, që ju i rrëfeni vazhdimisht për shumë patriot myzeqar, që i kanë bërë shërbime të mëdha Shqipërisë, të cilat ua kanë thënë baballarët, gjyshërit tuaj, apo persona të ndryshëm, rreth Kuvendeve të Ismail Qemalit në Fier, pritjes dhe shoqërimit të tij nëpër Myzeqe e deri në Vlorë, shpalljes së Pavarsisë, Jani Mingës, bilbilit, luftëtarit dhe komandantit të çetës Pojan-Shën Pjetrës Llazi Spiro, mësonjësit at Irakli Pylli e të tjera, janë thesare me vlera të mëdha historike, jo vetëm për Myzeqenë, por edhe për gjithë historinë tonë kombëtare … Rrëfenja të tilla, të lëna amanet dhe trashëgim nga dëshmitarët e pranishëm okular të atyre evenimenteve të mëdha, qëndrojnë afër të vërtetës dhe hedhin dritë mbi të gjithë atë periudhë të lavdishme, për të cilën ka akoma shumë mjegull, gënjeshtra, falsifikime dhe abuzime të ndryshme…ndërsa ne si shtet dimë fare pak rreth atyre ngjarjeve të vrullshme, dëshmi të shumta e të sakta vazhdojnë të jetojnë ende të gjalla midis nesh… prandaj dikush nga mësuesit tanë të historisë këtu në shkollë duhet ti shkruaj hollësisht këto tregime, por do të bisedoj edhe unë me shokët e Seksionit të Arsimit në Fier, bile edhe në Tiranë, për ti mbledhur, sistemuar, dokumentuar dhe botuar vlera të tilla në të gjithë krahinën tonë, pasi ndryshe ato do të mbetën në harresë dhe humbasin përgjithmonë…”.
Megjithëse shokët e tij pojanak u gëzuan shumë nga premtimi i Jakov Xoxes, në çast ndërhyri Koçi Mandro dhe i tha shkrimtarit se :
“Një nga mësuesit tanë i shkroi disa nga këto tregime dhe shkoi në Seksionin e Arsimit, për të biseduar atje rreth tyre, por ata shokët drejtues, si një far Gori Sinjari e Gori Bërdalli, dy emra të lakuar shumë keq për punën e tyre në Fier e kanë ndaluar atë që të merret me veprime të tilla…Jo vetëm kaq, por ata e kanë paralajmëruar atë, se ai mund të ngarkohet edhe me përgjegjësi ligjore, sepse sipas tyre, këtë punë duhet ta kryejnë vetëm historianët e autorizuar nga shteti …ky mësues mbeti mjaft i ofenduar dhe i zhgënjyer nga një akt i tillë kaq mospërfillës e arrogant”.
Jakovi si një profesor i ndritur, që shquhej edhe për përgjigjet e tij të rrufeshme në dialog me njerëzit, menjëherë i tha Koçit:
“Mirë, mirë se do të flas unē me ata”.
Pastaj ai tundi kokën me një buzëqeshje të lehtë para miqve të vet pojanak, duke shfaqur edhe sjellën e tij të kujdesshme të një intelektuali brilant, shikimin romantik prej artisti dhe humorin e ëmbël tipik myzeqar, prej të cilave u pa qartë se ai fshikullonin diku larg, të gjithë ata servil, burokrat e të pa aftë, që kishin zënë vend të pamerituar dhe të përhershëm në strukturat e shtetit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Gjatë muajit shkurt 1975, pranë serave të eksportit në fshatin Pojan u takova përsëri me shkrimtarin Jakov Xoxa, ku prezent ka qenë edhe Trushi Zog Silo, një pojanak mjaft i nderuar dhe specialist i talentuar perimesh.
Ai kthehej nga këneta prej gjuetisë, që nga shtëpia e Gjigolëve, me çiften e tij ”Superpost” hedhur mbi sup, një çantë të zezë në krah dhe disa rosa të egra në dorë.
Pasi u përshëndetëm me njëri-tjetrin, filluan përsëri bisedën rreth historisë dhe artit në Myzeqe ku ndër të tjera ai më pyeti: “Si po u shkojnë punët me dramën “Mulliri i Kostë Bardhit” që keni vënë në skenë me mësuesit e shkollës këtu në Pojan”?
Po ecën mirë i thashë, bëmë edhe provën gjenerale, dhamë shfaqe këtu në Pojan e Dërmenas, dhe po përgatitemi të shkojmë në disa fshatra, si Bishan, Çermë Sektor, Frrakull, Novoselë, Rroskocec, Divjakë e tjerë. Mësuesit tanë si Arqile Vasil Gjeçi nga Havaleasi, Harilla Lena nga Fieri, Ymer Basha nga Fieri, Vangjeli Ciku, Athina Mitri, Lefteri Rako Naçi, Drita Çullhaj, Athina Samarxhiu, Elvira Bushi Lako e të tjerë nga Pojani, sëbashku me mua dhe drejtorin e nderuar, tepër të disiplinuar, korrekt dhe mjaft puntor të shkollës Sokrat Çullhaj, po luajmë vërtet bukur, plot talent, duke u afruar edhe aktorëve profesionist.
Profesor Jakovi më tha: “Shumë bukur, ju lumtë , Pojani ka qenë vazhdimisht një qytezë e artit, e arsimit me universitetin e tij të lashë në Apolloni, e këngës me Lefteri Silon e Margarit Dimon, e muzikës me violinistin Taqo Dhima, fisarmonicistin Vangjel Prevazi, xhezbandistin kosovar Hazir Trakalaçi, e estradës me Shaqo Canen e Rushit Arapin e talentuar, e valles me Ramë Canen e Ansamblit të Shtetit, e mbrëmjeve të vallzimit me drejtuesin dhe organizatorin e tyre Aleksi Loni Gjeçin, e ciceronëve me Pilo Llukën(Samarxhiu), e futbollit me Marinët, Saliajt, Gjeçin, Trokët, Katinjët, Stergjot, Stronët, Dimot, Rrezhdot, Xherrot, Naçēt, Mandrot, Sheqët, Bufin e tjerë, që dinë të mundin dhe Apolloninë e Fierit”.
Më erdhi mirë për fjalët e zgjedhura, komplimentet, dhe respektin që tregonte ai për popullin e mrekullueshëm dhe të kulturuar të kësaj zone, nga i cili kishte mësuar aq shumë histori rreth tij, të cilat i ka pasqyruar mjaft bukur edhe në romanin “Lumi i Vdekur”, dhe pastaj duke qeshur së bashku me shakatë e tij plot humor të hollë ai vazhdoi:
“Jam interesuar shumë në Fier dhe Tiranë me kuadrot drejtuese të Ministrisë së Arsimit për këto kujtime të bukura që ruajnë myzeqarët tanë…Ata më thanë se jemi në dijeni të këtij problemi dhe së shpejti do të dërgojmë specialist të këtij profili në Pojan, Shën Pjetër, Radostinë, Seman, Libofshë, Divjakë, Çermë dhe gjithë Myzeqenë, për ti shkruar e dokumentuar këto tregime interesante të myzeqarëve, rreth kontributit të patriotëve të kësaj treve, që dhanë në dy kuvendet e Ismail Qemalit në Fier, gjatë udhëtimit të tij historik nëpër Myzeqe dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.
Pas pak Jakovi mu drejtua mua duke më thënë: “Këto kujtime mund ti shkruani edhe ju në formë intervistash, apo tregimesh dhe unë do tua botoj në Tiranë, sepse vet jam shumë i zënë me romanin tim dhe nuk mundem dot gjatë kësaj periudhe”.
As unë nuk mundem dot i thashë profesor Jakovit, sepse jam tepër i ngarkuar me punët e serave dhe punëtorët, si dhe po përgatitem me dy miqtë e mi Andrea Pepa dhe Shpëtim Shehu, aktor të talentuar të teatrit Bylis edhe për konkursin në Institutin e Lart të Arteve.
E falënderova përzemërsisht shkrimtarin me penë të artë dhe pas një copë rruge të shkurtër me të, u ndava nga ai përgjithmonë, pasi fatkeqësisht punët, largësia dhe koha nuk na e mundësuan dot më kurrë, një takim tjetër të mirëpritur e mjaft të këndshëm, me profesorin tonë mendjendritur fierak Jakov Xoxa.
Ai pasi i la rosat kuzhinieres së fshatit Mine Golemit, një grua zonjë dhe mjaft e nderuar, bëri edhe disa shaka me pojanakun e mbrekullueshëm plot humor Gori Mitri(shitsin e klubit), pastaj shkoi nxitimthi drejt rrugës së Manastirit të Apollonisë, për te” Vila e Frengut” e ish arkeologut francez Leon Rei, në mes të ullinjve, ku ai jetonte dhe zhvillonte veprimtarinë e tij krijuese, për vite e dekada të tëra edhe me shkrimtar të tjerë si Teodor Laço, Aleks Çaçi, Nasi Lera e të tjerë.
Më vonë mësova nga disa miq e shok të mi, se profesor Jakovi ishte interesuar, kishte pyetur për mua dhe i ishte bërë shumë qejfi, që unë kisha fituar konkursin në Institutin e Lart të Arteve e isha larguar për studime në Tiranë.
Edhe kur isha me punë në rrethin e Lushnjës, gjatë viteve 1985-1990, në disa fshatra të kësaj treve si Çermë, Shën e Premte, Biçukas, Gërmenj, Divjakë, Xeng, Mizë, Zharnec, Grabian, Kryekuq, Gradisht, mjaft patriot e kuadro si Bushi Popa, Pilo Gixha, Jorgji Prifti, Lili Rrëza, Jani Trungu, Llambri Trungu, Koli Lala, Bashkim Murrizi, Ristan Veliu, Lili Zhuka, Themi Mali, Nasi Hila, Ndon Koli Ndoni, por edhe Llaqi Jano, Jovan Llaqi Jano, Rrapi Tasi Tushe, Sotir Tasi Tushe nga Libofsha e të tjerë, në biseda të ndryshme flisnin shpesh edhe për pavarsistët myzeqar.
Ata rrëfenin gjithashtu një sërë tregimesh rreth udhëtimit të Ismail Qemalit me taborin e tij nëpër Myzeqe dhe pritjes që i bëri populli i kësaj krahine me bijët e tij si Llazar Bozo, Dërvish Biçaku, Nebi Sefa, Sefer Murrizi, Vasil Lala, Simon e Koli Sako, Profi Mali, Çaush Malko, Muç Kacabuni, Kovi Saqellari, At Spiro Saqellari, Tuni Gjergji, Jovan Ndreko, Zoji Ndreko, hoxhë Ymer Hoxha, at Irakli Pylli, Lam Shtëmbari, dhe Llazi Spiro e At Kozma Dhima me katër çetat e tyre të armatosura, që e mbrojtën dhe shoqëruan kudo viganin e kombit edhe në Vlorë gjatë Shpalljes së Mëvetësisë.
Meqenëse këto tregime e rrëfime me vlera kaq të çmuara historike, të cilat nuk u shkruan kurrë, nga të gjithë ata kuadro, që duhej ta kryenin një shërbim të tillë e kisha si një detyrim të kahershëm, por edhe obligim moral, qytetar e atdhetar, të bëja një shkrim të shkurtër, si dhe poemë të thjeshtë për gjithë këta të moshuar pojanak e myzeqar të tjerë, si dhe për ish patriotët tanë legjendar të kësaj krahine, të cilët kontribuuan aq shumë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në shenjë mirënjohje dhe respekti të thellë ndaj këtyre burrave heroik, që e shkruan vet historinë e tyre të ndritur.
Poema “Pavarësistët Myzeqar”
1.
Në shekujt e patëm, të mprehur shpatën
Kështu vijmë që larg, nga lashtësitë
Dhe në çdo kohë, në dorë e mbajtëm
Me të i treguam dhe gjithë trimëritë
2.
Se shumë armiq, rreth vetes i patëm
Romakët dhe sllavët, por edhe grekërit
Gjithmonë me këta, ne njësoj u matëm
Me gjak i shkruam dhe tërë historitë
3.
Në ato kohëra, mjaft të kobshme
Përball me hasmit, si shkëmb qëndruam
Në luftëra të gjata dhe të përmotshme
Ne plot trimëri, këtu prap mbijetuam
4.
Nëpër beteja mjaft të përgjakshme
Përmbi barbarët, çdo herë fituam
Me shpatën tonë, tepër të famshme
Histori të ndritur çdoherë ne shkruam
5.
Ne shkuam në luftë kur na thirri Troja
Bashkë me dardanët dhe tërë vëllezërit
Taulantët tanë trima, qenë pararoja
Me shpatë në duar dhe topuzin brezit
6.
Por dhe grekëve të Athinës, u doli boja
Në Betejën e madhe të Peloponezit
Përgjithmonë nga ne, ju mbyll keq goja
Barbarëve të Azisë, me gjithë të Suezit
7.
Keq i turpëruam, latinët dhe Romën
Kur ishte kryetrimi, ai Pirrua i epiriotit
Që tepër të rëndë, ua preu vet gjobën
Kush theu dhe shkeli, ligjet e Zotit
8.
Prap ne me famë, qemë në tërë botën
Edhe në kohërat e Gjergj Kastriotit
Që vetëm e mbrojti, të gjithë Evropën
Nga hordhitë osmane, të Anadollit
9.
Dhe plot pesë shekuj, nën turqëri
Çdo herë ne mbetëm, duke luftuar
Megjithëse shumë vuajtëm, nën robëri
Por kurrë nuk qemë, të nënshtruar
10.
Mjaft priti dhe nëna, jonë Shqipëri
Nga djemtë e saj, për t’a shpëtuar
Këtë zonjë ta nxirrnin, prap në liri
Mbretëreshën tonë, kaq të nderuar
11.
Sepse gjithmonë, kjo Evropa plakë
Ne asnjëherë, kurrë s’na ndihmoi
Na la në zjarr, në tym edhe në flakë
Dhe bashkë me vrasësit, tanë punoi
12.
Kur ne na mbysnin, të tjerët në gjak
Kjo mbylli dy sytë dhe nuk shikoi
Tërë britmat tona, nëpër çdo prak
Bëri gjithmonë, sikur s’na i dëgjoi
13.
Dhe dymbëdhjeta, shumë s’na deshi
Por muaji i marsit, mbarë pati hyrë
Një rreze dielli, që nga larg na qeshi
Ndriçoi tërë botën, porsi një pasqyrë
14.
Kjo zonjë e madhe, fustanellën veshi
Dhe çelën lulet, plot ngjyrë-ngjyrë
Në brez koburet, vet mirë i ngjeshi
Ja nisën dhe armët, rëndë duke shtyrë
15.
Myzeqe moj Nënë, me ballë floriri
Ty Zoti i Madh, mbretëreshë të zgjodhi
Një mal plot yje, me dritë xhevahiri
Kurorë të artë, përmbi ball t’i hodhi
16.
Ti qeshu moj prap, se të ka ardhur biri
Ky Jani Minga, tërë botën e brodhi
Nga të gjithë djemtë, ai qe më i miri
Me plakun tonë lab, kuvendet mblodhi
17.
Në Fier na erdhën, të tërë kapedanët
Dhe nga çdo trevë, qenë burrat e dheut
U mblodhën këtu, nga të katërta anët
Të gjithë stërniprit e Gjergj Skëndërbeut
18.
Na mbritën malsorët edhe shkupjanet
Dhe djemtë e Shqipes, që prej Mesdheut
Qenë kosovarët, por dhe këta çamët
Ti dilnin vet zot, bashkë Mëmëdheut
19.
Të tërë na u bënë, kundër shqiptarëve
Tragjedi të tjera, filluan prap të loznin
Shumë krime bënë, kundër hyjnorëve
Por edhe me turp, donin ti njollosnin
20.
Gjithë trojet tona, qysh prej të parëve
Përsëri ja nisën dhe po i sakatosnin
Të tëra falas, ua dhanë barbarëve
Dhe kombin tonë, donin ta shfarosnin
21.
Andartët u futën, shpejt prej Erseke
Në të gjithë jugun, kryenë mjaft masakra
Në Sazan qendronte edhe flota greke
Ta bënte tërë Vlorën, copa dhe lakra
22.
Sulmuan dhe sërbët, që prej Suhareke
Kudo bënë vrasje, mjaft të përgjakura
Gjithë vendin dogjën, e mbollën vdekje
Që nga Prizreni dhe gjerë tek Mokra
23.
Të gjithë shqiptarët, u ngriten në këmbë
Gjithmonë qenë gati, në rast rreziku
Në çdo furtunë, qëndruanë si shkëmb
Dhe të bashkuar, porsi bllok çeliku
24.
Me hasmët u matën, dhëmb për dhëmb
Në luftë qenë vetëm, ndaj çdo armiku
I mbrojtën tërë trojet, në çdo pëllëmbë
Jo veç nga i keqi, por edhe nga i ligu
25.
Sapo na kish hyrë dhe gushti i verës
Në Fier mbritën shpejt dhe dy kollos
Nga Vlora erdhën, porsi flladi i erës
Me Jani Mingën, u hodhën në Vjosë
26.
Dhe tek Vrionët, na i ranë prap derës
Plot qenë sarajet, me gegë dhe toskë
Vet plaku ynë lab, shpesh hera-herës
Me të gjithë burrat, shtruar u llafosë
27.
Këtu të gjithë trimat, bashkë u betuan
Por ndihmë kërkuan, përsëri nga bota
Për zonjën tonë, shumë larg na shkuan
Që prap të shihnin, se ç’thoshë Europa
28.
Shpejt muorën rrugët dhe udhëtuan
Që nga Berlini dhe deri tek Roma
Kudo që vajtën, mjaft u dëshpëruan
Si nga Parisi, por edhe nga Londra
29.
Një lajmi i keq, na mori tërë dheun
Si lum shkoi gjaku, prap prej qeseve
E harroi shpejt shtriga këtë Skënderbeun
Kjo Europa jonë plakë e kabareve
30.
Përsëri ja dogji, me zjarr mëmëdheun
S’ja shuanë dot flakët, më kurr kësaj treve
As ujët i Danubit, megjithë Mesdheun
Shumë sherr të madh, do të kenë me neve
31.
Na ish viti, nëntëqind e dymbëdhjetë
Dhe data e muajit, njëzetë e tre nëntori
Qe mjaft e ftohtë, ajo vjeshtë e tretë
Por dhe dimri i egër, atë sene na mori
32.
Qe zhdukur dhe Dielli, mbuluar nga retë
Prej larg gjëmonte, shumë rëndë Tomorri
Mbi të pareshtur, flakë gjuanin rrufetë
Një shi të madh, tërë kohën na nxorri
33.
U mbushën plot ujë, të gjithë lumenjtë
Kudo me rrëmbim, fushës po shkonin
Dhe rridhnin poshtë, me vrull të shpejtë
Qenë bërë edhe gati, që të vërshonin
34.
Shumë zhurma të mëdha, bënin përrenjtë
Kishin mjaft ditë, që po gurgullonin
Sikur po zbrisnin, që nga shkëmbenjtë
Dhe me zë të lart, gjithmonë këndonin
35.
Qe mot i keq dhe na u bë kiameti
Dy a tre javë rresht dhe papushim
Kishte mbetur brenda, i gjithë mileti
Dhe nuk po bënte, më dot as durim
36.
Urgjent një haber, na vjen nga Qerreti
Dhe në Shkumbin ky lajm mbrin me nxitim
Shumë i shqetsuar, qe dhe hyqymeti
Xhandarët lëviznin, plot me zemërim
37.
Qazim Merhori, erdhi shpejt prej Kavaje
I solli dhe krushqët, pranë Rrogozhinës
Tu rritë ndera, këta i thanë more daje
Dhe i zbritën të gjithë, që prej kaloshinës
38.
Qenë tërë krushqët tanë, prej kasabaje
Në ball me plakun, e urtë të Kaninës
Dhe tok me ca burra, të kësaj kazaje
E hodhën dhe lumin, mu në Vah të Kishës
39.
Po i printe përpara, vet kësaj shpurre
Një kapedan i madh, që nga Kolonja
Ishte trim i rrallë dhe me shtatë nure
Ky Llazar Bozua, me sytë si shqiponja
40.
Dorën e mbante, gjithmonë mbi kobure
Të lidhur në brez dhe me nja dy tonja
Fishekët vënë radhë, në gjerdan lëkure
I ndrisnin tërë flakë, porsi xixëllonja
41.
Na erdhi këtu prap, Ismail bej Qemali
Në krah të tij, Luigj Shkodranin e kish
Bashkë qenë të dy, porsi shqipe mali
Në shi edhe breshër, në mes të stuhisë.
42.
Në Çermë Biçak, me shokët ai ndali
I dhanë shumë shpresë, gjithë njerëzisë
Ç’sihariq të madh, tërë njerëzve u fali
Kur tha do ti prijmë, ne tok Shqipërisë
43.
S’do të lemë më këtu, ne asnjë të huaj
Ushtoi shumë fortë dhe zëri i Gurakuqit
Që prap me vatanin, tonë të na luaj
Kushdo qoftë ky dhe në emër të kryqit
44.
Sepse kombi ynë, kurrë më s’do duroj
Të rrij nën sërbët, nën grekët apo turqit
Që prej atyre, prap shumë të na vuaj
Dhe hiç pa e shkelur, as kurrfarë ligjit
45.
Qe burrë edhe trim, ai Dërvish Biçaku
Fis plot me zë, ky ish në këtë nahije
Të gjithë i priste, mjaft mirë çermanaku
Dhe për çdo natë, kishë miq shtëpie
46.
Po lum cilin mik, ai patë tek oxhaku
Ky myzeqar fisnik edhe derë bujarie
Plot dritë e lezet, ju mbushë konaku
Kur i sherbeu me zemër, këtij zotrie
47.
Mysafir na priti edhe Behxhet bej Hydi
Për ta të hapur e mbante dhe portën
Brenda në shtëpi, të gjithë miqët i futi
I mbushi plot, të dy konakët dhe odën
48.
Të tërë pran vatrës, me radhë i ungji
Dhe zjarr u ndezi, që mirë u ngrohën
Pastaj zotrinjtë, të gjithë se çi bujti
Që t’ja begenisnin, pakëz edhe sofrën
49.
Bëre shumë mirë, që ti erdhe këndej
Dhe në Myzeqenë tonë e solle shpurrën
Dërvish Biçaku tha, mbarë do të na vej
Nesër më sabah e marrim dhe turrën
50.
Askush më sherr, këtu s’do të ngrej
Sepse ndez zjarrin, kush e luanë urën
Dhe e di fort mirë, se ç’farë do ta gjej
Të varur peng, do të lerë lëkurën
51.
Do të vejë shumë mirē, që ç’ke me të
Ky Behxhet bej Hydi, ja preu më shkurt
Sepse nuk na ndal, ne më dot asgjë
Prandaj xhandarët, duhet të rrinë urtë
52.
Sepse e djeshmja, kurr nuk vjenë më
Ne sot i lidhim këta dhe me ushkurt
Edhe pse na çirren, prap si me zë
Tashti këta tremben edhe nga drurët
53.
Një telegram të shpejt çoi dhe Janina
Se Porta e Lartë, qe shumë e prekur
Dhe urdhëroi urgjent, që Ismail Kanina
Kudo këmba-këmbës, ai duhet ndjekur
54.
Ti bëhet pritë edhe tek Rrogozhina
Dhe ta rrethojnê, me zjarr e me hekur
Në ball t’a presë e ta marrë martina
E donin të gjallë, apo dhe të vdekur
55.
Njoftim dërgoi, edhe ky Aziz Pasha
Ismail Bej, unë të kam dalë ty hake
Dhe pse të kam mik, se bëj dot hasha
Por ti mos u fut, në këto qorrsokake
56.
Unë kurrë të keqen, ty mos t’a pafsha
Po ç’janë këto lojra, kaq qesharake
Shpëtoje veten, more ty t’a marrsha
Hyrë që sonte, në konsullatën Austriake
57.
Shfryu keq edhe ky, Baki Gjirokastra
Na kapi sherri tha, me Ismail Bejn’ë
Në xhep s’do kemi, më as dy aspra
Halle të mëdhaja, ne do të na gjejnë
58.
Sot do na këputet edhe kamastra
Kusitë tona, më bosh s’do të vlejnë
Pa zjarr e pa bukë, do na mbetet vatra
Se fjalë të këqija, ngado po zjejnë
59.
Edhe ky Emin Beu, që nga Vokopola
Prap ndiqte i qet, si dikur avazin
Por kur e pa, që i ra poshtë kupola
Pati shumë frikë, se çfarë do të ngjasin
60.
Shpejt nënprefekti, që kishte tre vula
Dërgoi urgjent, një kartë me lajmsin
Me Aziz Pashën tha, në Berat sa fola
Kthehu pas Ismail, se ty do të vrasin
61.
Dhe ju more vëllezër, pa më dëgjoni
Tha Ismail Beu dhe lexoi këtë letrën
Pa mbani këtu vesh, se ç’shkruan padroni
Që unë Shqipërinë, sot ta le vetëm
62.
Këta po më thonë edhe mua, shkoni
Duanë të më trembin edhe me vdekjen
Kështu që na merrë fund edhe misioni
Mua më këshillojnē, për të ruajtur jetën
63.
Po kjo me mua, kurrë s’do të ndodhë
Sikur dhe pushka, sot fort të kërcasi
Pasi ne pesë shekuj, shumë jemi lodhë
Dhe kombi ynë, këtë radhë do të flasi
64.
Sepse neve këtu, kot s’kemi ardhë
Dhe luftë e madhe, në ndaç le të plasi
Sot Porta e Lartë, për neve ka ngordhë
Plumbi të parin, mua le t’më godasi
65.
Dhe ky Nebi Sefa, na kish qenë burrë
Trimëri të rrallë, në çdo vend rrefeu
Nga Lushnja në Kavajë, me kal u turr
Në Çermë Biçak, këtë natë e zbreu
66.
E poqi dhe vet plakun, tonë me flamur
Dhe në kuvend me të, dy fjalë këmbeu
Ne pas i tha, s’do të shkojmë më kurrë
Tashti shpëtohet, prej nesh mëmëdheu
67.
Të lumtë goja, sa mirë, ti po më thua
Se sot ky popull, pret shumë nga ne
Rrofshë o Nebi Sefa, këtu qënke me mua
Nuk duam tha labi , Stamboll as Edrene
68.
Ne këtu do të luftojmë, fortë si dragua
Dhe nuk do vemë më, asnjë në refene
Unë kurrë dredharakët, aspak nuk i dua
Që ndrrojnë fytyrën, shtatë herë në sene
69.
Por sot zoti Ismail, ne s’marin më leje
As nga Stambolli dhe as nga Moskova
Prandaj ne të gjithë, ti na ke pas teje
Foli si burrat edhe ky Halit Libohova
70.
Gjak prej shqiptari, na zjen ndër deje
Këtë ditë të bekuar, shumë e ëndërrova
Dhe prina or trim, në ball të çdo beteje
Le të derdhet gjaku ynë, prap me kova
71.
Shqipērinē përsëri, ju lart na e ngritēt
Ja nisi Tekiu, menjëherë pas babës
Ju përgjithëmonë, në dritë na e qitët
Por sot po ja hiqni dhe zgjedhën prej qafës
72.
Me ty Ismail, janë të tërë libohovitët
Të Lazaratit edhe të Fushë-Bardhës
Dhe të gjithë, me radhë ne gjirokastritët
Djemtë e Çeços e të Vangjel Zhapës
73.
Ky Pertev Bej turku, një far kapiteni
I ngriti taborët, tok megjithë zabitin
Shpejtë ju tha, në Çermë do të veni
Edhe do të ma prisni, atje banditin
74.
Me shumë kujdes, çdo gjë do të vreni
Në grackë të ma fusni, menjëherë komitin
Ismail Bej Vlorën, do të ma mbërtheni
Në Lushnje ma sillni, të lidhur jezitin
75.
Por dhe ai kryexhandari Ibrahim Borshi
Të gjithë mirë e njihnin, këtë turkofil
Gushën të frytur, më shumë se kaposhi
Kurrë nuk u pane, qe të qeshte ky kopil
76.
Hiqej e mbahej, mjaft rëndë palloshi
Një surrat sojsëzi, na kish si katil
Dhe i luajti hiletë, mjaft mirë kodoshi
Që në kurth ta fuste, plakun tonë Ismail
77.
Urdhër kishte marrë edhe Mefail Aga
Një nëntoger i vrazhdë, por si murg
Mbushur të dy supet plot me grada
Dhënë vet me dorë, nga komandanti turk
78.
Që trimin ta ndiqte gjithmonë nga prapa
Kudo që të shkonte dhe rrugë më rrugë
Dhe befas ta zinte, e vinte në pranga
Pastaj ta kalbnin, për jetë dhe në burg
79.
Në Gramsh dy taborë, na i bëri shpejt gati
Përplot me spahinj, radif dhe xhandar
Një ishte nga Lushnja dhe një nga Berati
Në pritë na i vuri, të fshehur si kusar
80.
Porse në këtë kurth, nuk ra diplomati
Që e bënë sëbashku, turq e tradhëtar
Dhe të gjithë vrastarët, e këtij zanati
Sepse drejtim tjetër, plaku ynë ka marrë
71.
Ju shkoi më kot dhe urdhëri Sulltanit
Që vet xhelati, me bojë e firmosi
Dhe ishte lëshuar, me dorë prej tiranit
Që sa më parë trimin, tonë ta burgosi
82.
Por dhe kjo zarfa, me kartë të fermanit
Që shpejt Janina, me dyll e vulosi
Të gjithë kasapët, përreth dushmanit
Ky lajm i rëndë, shumë keq i brengosi
83.
Kaluar Nebi Sefa, po vinte prej Dushkut
Na e kishte mbushur, plot dhe martinën
Mjaft shpejt e kaloi dhe kthesën e Plukut
Brenda në Lushnje, ja ndjenë dhe krismën
84.
Ja vuri koburen, në kokë Pertev turkut
Në fyt ja shtërngoi, menjëherë kapistrën
Përjashta i nxorri, vëllezërit prej burgut
Bedri Pejanin edhe Rexhep Mitrovicën
85.
Që larg nga veriu fortë frynte Murlani
Dhe bënte shumë ftohtë, aq sa të thante
Kudo përmbi ujë, kish ngrirë kallkani
Sa dhe gurët e gjallë, më dyshë i ndante
86.
Kurrë s’po pushonte, çdo ditë as tufani
Me forcë ulurinte, tamam sikur qante
Andej nëpër pyje dhe lart nga Grabiani
Plot lisa rrëzonte dhe drurët i çante
87.
Dhe ky Vasil Lala, që prej Bishçukës
Një emër i ndritur, i tërë kësaj dere
Qe trim e i besës dhe burrë i pushkës
Se ç’na i mbreu, të dy buajtë në qerre
88.
E vendosi shpejtë dhe rrogozin e truskës
Sipër mbi rrapinat, e njësoj si çadere
I çau gjithë dallgët dhe valët e Tërbufës
Në Çermë na u gëdhi, brenda një ore
89.
Po mirë se ke ardhurr, o Ismail burri
Të paçim përjetë, sa Tomorri ju qofshit
Ty Zoti i Madh, këtu mirë se të pruri
Shqipërinë nga hallet, ju e shpëtofshit
90.
Sepse me ty sot, do ti ndrij prap nuri
Gjithë njerëzit tanë, ju mbarë i gëzofshit
Që kanë qëndruarë, si shkëmbi prej guri
Të tërë na ke pas dhe kudo që shkofshit
91.
Ti rrofshë tha plaku, o more Vasil Lala
Që këtu më erdhe, mu në mes të flakës
Edhe mua më solle, kaq shumë të fala
Nga të tërë vëllezërit, e tanë të Divjakës
92.
Po ty për kuvende, të qenka edhe fjala
Njësoj porsi princat e tuaj të Matrangës
A të lodhi more burrë, rrugës shumë vala
Kur hodhe kënetën, në vijën e ngjalës
93.
Labi mbi krah, e hodhi shpejt gunën
E mbushi dhe gjirin e tij plot me karta
Për në Divjakë e mori, ai nxituar rrugën
Në duarë i vinte, shumë rëndë dhe çamta
94.
Dhe djemēve ua priu, i pari vet udhën
Këtë ditë me shi e plot me shtërngata
Drejtë për në Libofshë e çau furtunën
Të mbrinte më herët dhe pa rënë nata
95.
Me një rremë kënetën, trimat e hodhën
Disa nëpër lundra, shkuan varg e varg
Luftuan me ujërat dhe mjaft u lodhën
Në mes të valëve dhe sipër mbi dallgë
96.
Në Shën e Premte të tërë, burrat na dolën
Pas qerres ecën, të gjithë nëpër tragë
Së bashku këtu, ata prap na u mblodhën
Për rrugë u nisën, do shkonin më larg
97.
Qe burrë fisnik, edhe ky Sefer Murrizi
Ai kurrë xhandarëve, aspak nuk ju tutë
Sa herë që pushka, me ta kur krisi
Ai punët i zgjidhte, vetëm me barut
98.
Se shumë për vatan, i shkrihej tërë fisi
Dhe kur në Shën e Premte, ai sa u fut
Megjithë taborin, vinte që nga Durrësi
Shpejt i tha djalit, tani prina o Mesut
99.
Po more babë, ja ktheu dhe Mesuti
Qe trim djaloshi, bujar dhe i besës
Por unë këta vëllezër, tashti po i luti
Që pak ti ndihmoj, gjer matan Xengës
100.
Sepse kanë rëndë dhe nuk po i nguti
Të lodhur po duken, mjaft prej peshës
Ca fjalë prej zakoni, tha rresht i zgjuti
Kish qenë ky djalë dhe nipi i Nebi Sefës
101.
Do të prij unë vet, tha më shpejtë Nuriu
Se ne Murrizët, nuk ja përtojmë punës
Në brez koburja, gjithë sërma i ndriu
E fshehur qe brenda, në palë të gunës
102.
Dhe hapin më tepër, pastaj na e shtriu
Si një luan shkoi, në ball të furtunës
Në drejtim të Divjakës, karvanin e priu
Anës së kodrës e në buzë të lagunës
103.
Papritur dhe deti, këtë çast u egërsua
I ngriti më sipër dhe tërë dallgët e tija
Një zhurmë e madhe, nga larg u dëgjua
Dhe bëri vet burë, shpejt nga stuhia
104.
E gjithë Divjaka, nga ujët u mbulua
Shkoi shpejt dhe ujë, lart gjerë tek ija
Pran kishës së fshatit, fare u afrua
Kudo u futë brenda edhe nëpër shtëpia
105.
Në këtë katund, besën se ç’ja dhanë
Këtij plakut tonë lab dhe dy dhaskalijtë
Simon Profi Sakua, bashkë me të vëllanë
Qenë trima si babaj edhe dy të bijtë
106.
E mbyllën dhe shkollën dhe ikën e vanë
I lanë duke pritur, të gjithë këtu fëmijtë
Dhe pas taborit, me vrap ata nganë
Shumë u mërzitēn, këtë ditë turçelinjtë
107.
Mësonjësi juaj sot, për Vlorë do të niset
U tha edhe nxënësve, ky Simon rrebeli
Se nesër atje, flamuri ynë do të ngrihet
Që mirë të na ndrisi dhe ne pakëz dielli
108.
Atëherë ky bajrak, kur i lirë të valvitet
Ne gjithë të mirat, këtu do të na sjelli
Tërë kombi i ynë, prap mjaft do të ndritet
Sepse diturinë, në mes tonë do të mbielli
109.
I hapni sytë mirë, çdo ditë këtu në shkollë
Tha edhe Koli Sako, kur doli tek lesa
Se ne për këtë dritë, kemi vuajtur boll
Dhe na u kanë tretur, gjithë ata breza
110.
Hazër qëndroni, në dorë me pisqollë
Që kurrë mos të na gjej, në gjum e zeza
Se hasmi nga pas, punon shumë holl
Por dhe këtu tek ne, ka akoma grerëza
111.
Këto ditë na qe fryrë, mjaft dhe këneta
Por edhe ky gjoli i madh, i Karavastasë
Me ujë na i mbuloi, gjithë brigjet e veta
Nga larg dallgët vinin, tallaz e tallaz
112.
Gjithmonë ulurinin njësoj si kuçedra
Plot vrull njera-tjetrën e ndiqnin nga pas
Të tëra qenë bërë, këtë javë më të serta
Dhe moti i ligë, shumë kohë do të zgjasë
113.
U ngrit Profi Mali, me burrat nga Miza
Ky trim atdhetar dhe bajrak i pashoq
Dhe shtëpia e tij, plot me djemë si lisa
Për vatan të gjithëve, zemra ju dogjë
114.
Pranë kishës së Xengut, tërë qeparisa
Labin dhe trimat, në rrugë se ç’i poq
Karvanit të mbushur, me takije e plisa
I priu përpara dhe vet na e udhëhoq
115.
Ne kemi shumë kohë, që ju po u prisnim
Na i tha plakut tonë, me gëzim zoti Profi
Çdo ditë e çdo javë, për ju neve pyesnim
Dhe gjerë në Kolkondas, shkuamë te Kovi
116.
Ne sa më parë donim, që ju t’ju shihnim
Sepse dhe Stambolli, këto ditë na cofi
Dhe për vatanin, sëbashku të flisnim
Pasi na ka vuajtur, shumë gjatë i varfëri
117.
Retë ulur mbi tokë e zbraznin vetëtimat
Ishte bërë dhe dita, si natë plot me terr
Kurr nuk po pushonin, më as oshëtimat
Qe nxirë i gjithë qielli dhe qe bërë sterr
118.
Që larg edhe deti, shpesh nxirte gjëmimat
Dhe dallgët po shkonin, kudo plot me sherr
S’ndalonte më shiu dhe as bubullimat
Jashtë dukej gjithëçka, veç tym edhe ferr
119.
Dhe ky Çaush Malko, që prej Zhërrneci
Menjëherë e muorë, në kohë haberin
Shumë fjalë urimi, patë marrë nga kasneci
Në çast dhe dorisë, ja hodhi vet frerin
120.
E ngjeshi koburen, nxituar tek mesi
Me burrat na shkoi, ku e kishte nderin
Karvanin e poqi, pa shkuar mëngjesi
Si gjithë qemalistët e shkroi edhe emrin
121.
Nga kodrat dhe ujët, po zbriste fuqishëm
Kudo nëpër hone, plot valë rrokullisej
Drejt gjolit përrenjtë, shpejtonin furishëm
As gjëja e gjallë, kudo më s’po ndihej
122.
Rrufetë me radhë, gjuanin rrezikshëm
Tërë zjarr edhe flakë, këneta po ndizej
Ish bërë edhe moti, më shumë i frikshëm
Sikur e gjithë bota, në çast do vidhisej
123.
Qe nxirë Shpiragu, shumë frynte Osumi
Dëbora e bardhë, larg malet mbulonte
Më fort gjëmonte dhe në jug Karaburuni
As shiu e rrebeshi, kurrë më s’po pushonte
124.
U çua në Kryekuq dhe Muç Kacabuni
Mbi kal për Divjakë, si petrit fluturonte
Shpejt para na i doli, këtij trim-tribuni
Atje shkoi lagunari, ku vatani e ftonte
125.
Sa shumë u gëzuanë, të tërë myzeqarët
Kur mirë e dëgjuanë, gjithë këtë haber
Për komb si gjithmonë, këta qenë të parët
Në këmbë na u çuanë, prap menjëherë
126.
Më shpejt na u ngritën, kudo lajmëtarët
E shpunë dhe njoftimin, derë e më derë
I rrokën vet armët, të gjithë luftëtarët
Dhe ikën e vanë, qenë bërë porsi erë
127.
Por dhe në Petoshaj, ky Uani Mitrushi
E çoi në këmbë, me shokët mëhallën
Trim qe si babai dhe atdhetar si gjyshi
Për truall dhe për fe, në zjarr se ç’u kallën
128.
Koburen me plumb, mirë se çe mbushi
Dorisë ja hodhi, mbi kokë kapistallën
Urgjent në Kolkondas, na shkoi Janushi
Se at Kozma Dhima, ja kish çuarë posullën
129.
Edhe në Kolkondas, vet At Kozma Dhima
Me kohë këtë ditë e kish dhënë kushtrimin
E mbushi dhe çetën, me burra dhe trima
Mbi kuaj e mori, shumë shpejt fluturimin
130.
Në një rrugë të pyllit, plot shkurre dëllinja
Kur i pa kapedanët, në varg që po vinin
E ndali vet çetën, mbi një shpat sokëllima
Plot mall na e poqi, mu në dorë Ismailin
131.
Po mirë se na erdhe, tek ne o diplomat
Na i tha at Kozmai, plakut tonë fisnik
Ne ty po të prisnim, për çdo ditë e sahat
Në këtë kohë dimri, mbushur me rrezik
132.
Ky Mëmëdheu ynë, është prap me fat
Se ka sot në ball, një prijës kreshnik
Me ty do ti marrim, ne të gjitha kalatë
Që poshtë nga Preveza e deri në Koplik
133.
Pas at Kozmait Dhimës, shkoi dhe Tuni Gjergji
Ky mësonjësi nga Metaj, kish qenë me famë
Gjerë larg në Stamboll, i ndihej dhe emri
Sepse për dyfek, ish trim dhe me nam
134.
Në drejtim të hyjnorit, ngadalë ai erdhi
Dhe shkurt i tha labit, i lumtur sot jam
Se qafën e këputi, që këtu qeleshëverdhi
Në Fier tërë turqëve, ne dërmën ju dhamë
135.
Po lërmëni dhe mua, tha Kovi Saqellari
Që me radhë ne trimat, në dorë t’i takojmë
Se janë miq shtëpie, sot tek myzeqari
Mirēseardhjen vëllezërve, ne t’ju urojmë
136.
Të ikim më shpejt, foli prap atdhetari
Se s’kemi mjaft kohë, që këtu të vonojmë
Dhe vet përmbi kalë, priu burrat i pari
Në Libofshë ne sonte, tha do pushojmë
137.
Mësonjësi Jovan Ndreko, na i ra çifligut
Dhe tok me shokët, tre konakët i zunë
Të ish Nedin Beut, që prej Leskovikut
Me dyfek në dorë dhe rojet i shpunë
138.
Në këta tre konakët, e këtij pasanikut
Ismail bej Vlorën, tërë burrat e prunë
Dhe këtu për të fjetur, na i shtruan mikut
Një llampë të vogël, për dritë se ç’i vunë
139.
E poqi këtu plaku edhe Zoji Ndrekon
Që kurrë s’i kish ndarë, kobure dhe penë
Dhe fare se ungji, asnjëherë dyfekun
Ngado që ky shkoi, në tërë Myzeqenë
140.
Në luftë me turkun e në luftë me grekun
Armët në duar, gjithmonë se ç’i mbenë
Nuk përtoi fare, t’ja zbrazte fishekun
Kushdo që ja fyente, atij mëmëdhenë
141.
Edhe Lam Shtëmbari, kaçaku nga Krutja
Në Libofshë u gjendë, atje me një vrap
Varur se ç’i ndrinte, mu në brez koburja
E lidhi vet kalin, posht nën një rrap
142.
Me një frymë kish ardhur urgjent nga Lushnja
Në pazar një zabit ngusht e kishte kapë
Në lerë na u shkoi, asqerëve kapuçja
Ja patë mbledh xhandarit e kish bërë zap
143.
Dhe ky Elmaz Boce, ishte nderi i vendit
Gjithmonë ai nxirte, vetëm mjaltë prej goje
Qe trim e i fjalës dhe burrë i kuvendit
Kishte shumë lezet, këtë zotri t’a dëgjoje
144.
Qysh që nga Lidhja, jonë e Prizërenit
Nëpër Myzeqe, vazhdimisht e shikoje
Dhe prap këtë radhë, ky trim i levendit
Ishte pran flamurit, duke i bërë roje
145.
Që nga Kavakllia, e gjerë në Korkutas
Luftëtarët tanë, menjëherë u ngritën
Edhe në Gjokalli e në Sheq Marinas
Armët na i rrokën, dhe kuajve u hipën
146.
Por dhe në Gracalli e në katundin Daullas
Gunat mbi krah, prap djemtë na i qitën
Edhe në Mujalli, në Matkëz dhe Nikas
Shpejt matan lumit, tërë burrat na mbritën
147.
Ish nisur Llazi Spiro, që prej Shën Pjetre
Megjithë luftëtarët, e patë marë dhe turrin
Dy tabor me burra i kish trimi me vete
Dhe brenda në Libofshë e ndaloi vrullin
148.
Detyrë luftarake, i ngarkoi çdo çete
Në çast aty foli e dha edhe urdhërin
Do ruajmë vëllezrit, këto ditë me kiamete
Në gojë maliherit, ja futi dhe plumbin
149.
Shpejt lutjen e bëri dhe at Irakli Pylli
Këto shkronjëzat tona, o Zot i bekofshë
Edhe librat shqipe, menjëherë i mbylli
Mënjanë na i fshehu, ato në një qoshkë
150.
Mori një dorë plot, me qirinjë prej dylli
Dhe kryqin e shenjtë e një shallë mëndafshē
Në trastë koburen, mirë e mbështolli
Së bashku me çetat, shkoi për Libofshë
151.
Këtu njēqind burra, djemë edhe shok
Që e njihnin mjaft mirë, hilen e dredhinë
Menjëherë armët, në duarë i kanë rrok
Sepse s’mund të bëhej, lojë me tradhëtinë
152.
I hodhën dhe gunat, sipër përmbi kokë
Nëpër shiun me breshër dhe në suferinë
Të gjithë drejt Çifligut, ata shkuan tok
Me dyfek në dorë, ta mbronin Ismailn’ë
153.
Por edhe tre mësonjësit e tanë priftërinjë
Me zemrat e tyre, plot gaz dhe hare
Shumë shpejt na i veshën, veladonët e rinjë
Ashtu si në festa dhe për çdo Shën Ndre
154.
Pastaj na i ndezën vet nga dy qirinjë
I bënë, edhe Zotit nga një lutje të tre
Që ky ti bekonte, të gjithë këta zotrinjë
Se këtu po na sillnin, një botë tjetër të re
155.
Gjithë natën këta burra, na bënë kuvend
Myzeqarët trima, sëbashku me plakun
Dhe labi na foli, shumë gjatë për këtë vend
Që porsi një lum e ka derdhur dhe gjakun
156.
Por sot tha plaku, duhet punë me mentë
Dhe pasi t’a ngremë, këtu Flamur bajrakun
Ne do ta ndryshojmë dhe gjendjen e rëndë
Që po na e vretë, të tërë Karatoprakun
157.
Por ju more vëllezër, myzeqarët e mi
Sot unë një të fshehtë, dua t’ju rrëfenjë
Dhe mos të më preket, këtu asnjë zotri
Pse unë ju kam, kaq miq të mëdhenjë
158.
Sepse ju dhatë bukë, nëpër çdo nahi
Për të gjithë kombin, qetë mjaft të denjë
Por fjalë dhe besë edhe shumë sojni
Unë çdo të mirë, këtu tek ju e gjenjë
159.
Me turqët e grekët, në çdo kohë u matët
Dhe kundër atyre, shumë fare luftuat
Me ushtri të mëdha, përherë ju kapët
Gjithmonë dyfekun, kurrë se pushuat
160.
Por ju asnjëherë, pas nuk u zprapsët
Çdo zgjedhë të huaj, aspak se duruat
Edhe shkollën shqipe, të parët e hapët
Krejt kombin të tërë, ju prap e nderuat
161.
Prandaj o vëllezër, t’a gëzoni shkollën
Që për ne të tërë, kjo ka shumë vlera
Edhe më në fund, me punë ja duolëm
Njësojë si të gjithë, me kombet tjera
162.
Prandaj ti shërbejmë, farës që mbollëm
Që mos të na e rrok, as shiu, as era
Hazër në dorë, le t’a mbajmë pisqollën
Se hasmi i ynë, është prap mu tek dera
163.
Sepse Myzeqeja, i ka patur dhe shkollat
Qysh me Apolloninë tonë, tepër të Lashtë
Atëherë kur të tjerët, nuk njihnin as shkronjat
Ajo ishte plot, me student që nga jashtë
164.
Këtu studiuan, me radhë cicëronat
Që e tërë bota, aq shumë i ka dashtë
Ushtarak të mëdhenjë edhe perandorat
Që lanë nga pas, një hije të vrazhdë
165.
Ky papa Irakli Pylli e njoftoi prap labin
Se ne këtu në Fier, ti more vëllai i ynë
Nëpër çdo katund, shkollat po i hapim
Dhe flladi i lirisë, tek ne sot po fryn
166.
Në gjuhën tonë shqipe, mësime po japim
Dhe shkollave greke, u vumë edhe dryn
Që të gjithë dhespotët, sot le të llapin
Se ligji i tyre, në punë më s’na hynë
167.
Këta myzeqarët tanë, janë ai lloj rodi
Që Zef Jubani, i patë shumë për zemër
Se janë nga të zgjedhurit, që sot i ka kombi
Me burra të besës edhe djem levendër
168.
Kërkund ma të mirë, si gjenë dot robi
Tha Luigj Shkodra, për tërë këta djemër
Se këta për hyjnor, i ka njohur tërë globi
E në tanë Mesdheun, kanë pasë edhe emër
169.
Plaku ynë vlonjat, foli gjatë kësaj nate
Edhe me mësonjësin, At Spiro Saqellarin
Për këtë rilindas na thuri, ai shumë lëvdate
Dhe shtruar pleqëruan, tok me dijetarin
170.
Këto shkollat shqipe, që ti Spiro i hape
Do e mbajnë të ndezur, gjithmonë fanarin
Se pa shkollë e dije dhe pa burra shpate
S’do të ketë liri, kurrë për shqiptarin
171.
Dhe herët në mëngjes, duke pirë një kafe
Labi ynë patë dhënë dhe mjaft porosira
Disa dhespot grek, kanë hapur ca llafe
Tek ne po na thurin, shumë tradhëtira
172.
Por të gjithë armiqtë, do t’i heqim prej qafe
Kur tok ne të bëjmë, vetëm punë të mira
Edhe grekërit dinak, me shtatë qylafe
Shpejt do ti përzemë, veç me trimërira
173.
Ne armët nga duartë, më s’do ti heqim
Prap at Kozma Dhima, foli me Ismailin
Të tërë tradhëtorët, të ligun dhe dreqin
Myzeqarët tanë, më kurrë s’do ti falin
174.
Edhe luftën tonë, çdo herë me të keqin
Për as dhe një çast, më kurrë s’do ta ndalim
Tashti punët tona, ne vet do ti ndreqim
Së bashku të gjithë, në fund do t’ja dalim
175.
Papritur një djalë, i vogël shumë fare
Na hyri në dhomë, me mëngët përveshur
Me kostume të bukura, të trevës myzeqare
Qysh herët në mëngjes, si princ qe i veshur
176.
Këmisha e bardhë, porsi flokë dëbore
Në kokë takijen, mirë e kishte ngjeshur
Sipër mbi opinga, vënë dhe dy xhufkore
Drejt plakut na shkoi, me buzë të qeshur
177.
Po emrin si e ke, ti more vogëlush
Që sot po na dukesh, porsi një trëndafil
Dhe faqet të kuqe, mi paske si prush
Njësoj si lulëkuqja, që çel herët në prill
178.
Kështu porsi ti, sot s’na qenka askush
Dhe zërin m’a paske, njësoj si bilbil
Qasu këtu te unë, të të marrë në gushë
Bukurosh i gjyshit, ti m’u bëfshë bandill
179.
Dhe djali i tha labit, se unë quhem Lami
Por sot jam veshur, kaq bukur si dhëndrrat
Sepse m’i ka bërë, nënëgjyshja prej gjalmi
Në tezgjah me dorë dhe për Këshëndellat
180.
Por këtu tek neve, na është bërë nami
Nuk kanë pushuar, më kurrë të shtënat
Dy djemë të rinjë, na i vrau dushmani
Dhe prap me zë, po qajnë sot nënat
181.
Por edhe unë tha plaku, Lami e kisha
Kështu më thërrisnin, në të gjithë fshatin
Kur qesh i vogël dhe kështu sa ty isha
Atje në Kaninë, që ngrihet mbi shpatin
182.
Atëherë më vonë, kur unë pak u rrita
Islam ma shkruajtën, zotrinjtë qitapin
Pastaj Ismail, unë prap më vonë e ngjita
Dhe këtë e bëra, për të nxjerrë inatin
183.
Po ç’paskan qenë, këta dreq lanetër
Tha djali serbes dhe fjalën e vazhdoj
E si t’a vunë ty o gjysh, një emër tjetër
Kur vet njëriu, këtë emër s’mund t’a doj
184.
Dhe pa të thënë fare edhe pa të pyetur
Me ty paskan bërë, ata një goxha lojë
Po kur t’a shkruanë dhe emrin në letër
Ty të është dukur, sikur të lyenë me bojë
185.
Më sillni këtu shpejt, një palë gërshërë
Se do t’ja pres unë, sot djalit balluket
Që flokët mi paska, të tëra sërë-sërë
Kurora të bukura dhe njësoj porsi lulet
186.
Më bini ju lutem edhe një copë krëhër
Që çunit t’ja kreh, me dorë unë cullufet
Sepse mua sot dhe kumbar më ka bërë
Ky trim bukurosh, porsi yll të më duket
187.
Pastaj mbi oxhak, vet dorën ka zgjatur
Duke na u gritur, pak lart mbi karrige
Një libërth vlonjati, atje shpejt e ka kapur
Abetaren e kuqe, të Gjuhës tonë Shqipe
188.
Që brenda në çantë, ai e kishte patur
Këtë libër të shenjtë, plot me rreze drite
Dhe këtij djaloshi, me dëshirë ja ka falur
Që vogëlushi ta ruante, si kujtim ndër vite
189.
Por labi na thuri, këtu edhe një vjershë
Se ne buzë detit, brenda mu në Vlorë
Dy ditë pa shkuar, e pa dalë kjo vjeshtë
Shqipërisë tonë, ne do ti vemë një kurorë
190.
Atje për ç’do vit, kurrë kënga s’do heshtë
Do vijnë gjithmonë, plot krushqë e dasmorë
Edhe miqët tanë, të mëdhenjë e me peshë
Me këngë në gojë dhe me flamuj në dorë
191.
Dhe ju Llazi Spiro, me dy çetat do të vini
Tha at Kozma Dhima, qysh herët pa gëdhirē
Në Fier tek Tonç Kilica, taborin t’ma shpini
Të tërë vëllezërit tanë, shëndoshë edhe mirë
192.
Por në vah të Mifolit, ju duhet të arrini
Pa u bërë mirë darkë dhe shumë errësirë
Në Vjosë me Mingën, atje ju do të piqni
Që ju mos ta keni, as lumin të vështirë
193.
Edhe ti Jovan, sëbashku megjithë Zojn’ë
I merrni shpejt armët, që të dy në krah
Me at Irakli Pyllin, por edhe me Kovn’ë
Do të shkoni për rrugë dhe vini me ta
194.
Ju mësonjës Koli, por dhe ju Simon’ë
Në ballë të taborit, porsi vëllai me vëlla
Edhe ju Elmaz Boci, tok megjithë Lamn’ë
Pas Luigjit do të shkoni, ashtu siç ju tha
195.
Në Vlorë të tërë, ju bëhuni me Janin
Sepse vëllai ynë, sot është shumë i zënë
Po thonë se dje e përzunë dushmanin
Dhe punë të mëdha, atje Minga po bënë
196.
Por dhe këto ditë, që do të pres Qemalin
Ka mjaft nevojë dhe për ndihmën tënë
Shumë na e nderoi, prap vëllai vatanin
Të gjithë Mzeqenë, por dhe babë e nënë
197.
Te Thoma Ristani, ju do të gjeni strehë
Dhe po i shkuat atij, në orët e vona
Sepse myzeqarët, ai të gjithë na i njeh
Çdo natë pret miq, nga e tërë zona
198.
Tek ky mëmëdhetar, çdo mysafir na fle
Kushdo që i vete, që nga anët e tona
Asnjë pa nderuar, ky burrë nuk e le
Dyqani i Skelës, është dhe shtëpi e jona
199.
Hazër do të rrimë, ne këtej anës së lumit
Çdo ditë e çdo natë, mëngjes edhe drekë
Sëbashku me djemtë dhe çetën e Tunit
Do zemë çdo vah dhe ruajmë çdo hendek
200.
Nga bregu i detit, deri në grykë të Osumit
Kudo do ta mbrojmë, të tërë me dyfek
Por dhe andej lart, nga Kisha e Strumit
S’do të lemë asnjë, në Vlorë që t’ju prek
201.
Dhe shpejt në Çiflig, kësaj feste ja nisën
Me valle të bukura dhe këngë si mjaltë
E këputën sot qafën dhe na u gremisën
Shkuan edhe turqët, me bisht ndër shaltë
202.
Se këta shumë keq, ne na katandisën
Na lanë përibret, rrogoz edhe baltë
Por ne këtë flamur, kurrë se braktisëm
Dhe Zoti i madh, përjetë na e faltë
203.
Pa shihni, pa shihni, se ç’po ndodh aty
Me këta fëmijë të vegjël, kaq bukuroshë
Tha plaku ynë lab, plot lot ndër sy
Se këta vogëlush, të bëjnë të gëzosh
204.
E merr ai, por shpejt ja kthen dhe ky
O sa shumë lezet, që paska t’i shikosh
Si ata bilbilat, këndojnë bashkë të dy
Dhe fort ta ka ënda, shumë t’i dëgjosh
205.
Dhimitër Dashi, i katundit të Godoleshit
I priti tërë vëllezërit, tanë prej Tetove
Që i erdhën atij, larg prej Bradasheshit
Me gjithë disa trima, që prej Kumanove
206.
Por dhe një grup tjetër, prej Martaneshit
Që i mbritën më vonë, atij prej Gjakove
Në çiflig ja u shtroi edhe darkën sheshit
Yzmetçinjtë na i pati , haçinj prej Uznove
207.
Tu rritë shumë ndera, ty or zotni Dashi
Na i thanë me radhë, të gjithë mysafirët
Këtë sofër bujare, plot mbushur e paçi
Për miq e për shok dhe për muhaxhirët
208.
Bukë, ujë dhe kryp, gjithmonë ju dhaçi
Si për të vorfënit, por dhe për fakirët
Tashti në gëzime, ju tek ne na ardhshi
Dhe shkuan për Vlorë, nëpër mugëtirë
209.
Ky tabor me trima, i gjatë dhe pafund
Me tre priftërinj dhe diplomat në krye
Që s’ishte parë kurrë dhe ndjerë askund
Veç përpara Zotit, të madh u rrëfye
210.
Dhe rrugë e pa rrugë , ky eci sa mund
Në ditët plot me shi edhe netët pa yje
Sa e tërë Myzeqeja, nga gëzimi u tund
Shumë shpejt i kaloi, lumenjtë edhe pyje
211.
Por dhe Shën Mëria, përmbi Ardenicë
Që e patë bekuar, vet Gjergj Kastriotin
Andronikën tonë, bashkë me atë princ
E uroi nga zemra, Ismail bej Kaniniotin
212.
Këto ditë të mëdhaja, në ftohtë e në ngricë
Me të dyja kambanat, e njoftoi lart Zotin
Sa ushtoi Shpiragu, me gjithë Tomorricë
Dhe fare se pyeti, këtë radhë dhespotin
213.
U bë nam i madh, në vah të Petovës
Pran lumit të Semanit, me ujë mbushur plot
Kur mbritën këtu, këta djemtë e Kosovës
As koha e ligë, si kishte ndalur dot
214.
E përqafuan të tërë, këtu plakun e Vlorës
Oh sa mall dhe gëzim, që kishin o Zot
Dhe pas atij burri, Luigjin e Shkodrës
Këtë ditë të shenjtë , u derdhën mjaft lot
215.
Dhe ky Bedri Peja, e mori shpejt fjalën
Kaluam mbi male, në shpate dhe brigje
Pa ndalur aspak, ne ecëm, gjithë javën
Plot vahe i hodhëm, lumenjë edhe shtigje
216.
Ngado që ne shkuam, respekt na falën
Në tërë këto ditë vjeshte, plot me rreziqe
As shiu, as breshëri, kurrë nuk u ndalën
Dhe binte shumë dëborë e binin orteqe
217.
Ty ndera tu rrit, more vëlla Nebi Sefa
Se ti na nxore, ne shpejt nga hapsaneja
Mbaroi nga frika, dhe ai xhandar Perteva
Kur ju vu përmbi krye, kjo allti viranja
218.
Na patë thanë në birucë, qe besa Lefa
Që ne do të dalim, pa ardhur mirë pramja
Se ti banë Nebi Sefa, që të kërcejnë me defa
T’ju këndoj nga pasë dhe vençe qemaneja
219.
Nga shkuam e vajtëm, ne more vëllezër
Foli pas Bedriut dhe trimi Sali Gjuka
Kudo nëpër male, zjarret janë ndezur
Që larg nga Presheva dhe deri tek Puka
220.
Të tërë krushqet tanë, mbërrijnë sot e nesër
Ata nga çdo anë, po vijnë turna-turma
Të gjithë, për në Vlorë, janë duke ecur
Si ndali dot moti dhe si lodhi as rruga
221.
Qe mbushur Semani, plot degë më degë
Shi vinte prej malesh, me borë e me akull
Përplasej fort ujët, nga bregu në breg
Nuk ishte parë kështu, as për një shekull
222.
Mbuluar qenë krejt, çdo vah edhe shteg
S’u panë më as drurët e lart me pjergull
As tërë gardhijet, plot marinë e shelg
Ish bërë dhe koha, veç tym edhe mjergull
223.
Shpejtë dy xhandar, pa pritur na erdhën
Qenë strukur e fshehur, diku tek një gardh
Drejtim të hyjnorit, bashkë se ç’u derdhën
E takuan Ismailin, që të dy me rradhë
224.
Dhe para plakut, xhandarët u zverdhën
Por trimit i thanë, mirë se na ke ardhë
Sepse ju zotri, do t’na hiqni zgjedhën
Paç udhën e mbarë e dalshë faqe bardhë
225.
Faleminderit tha plaku, ju o more djemë
Se këtu na i bëtë, që të gjitha nderimet
Ne mjaft të kënaqur, nga juve sot mbemë
Pa masë na i falet dhe të tëra gëzimet
226.
Në Fier dhe në Vlorë, ne sapo që të vemë
Me penë do ti shkruajmë, në kartë kujtimet
Edhe për ju o trima, një shënim do të lemë
Megjithëse i morët, qysh nga këtu urimet
227.
E kaluanë Semanin, tok mbi një lundër
Të tërë qenë të kapur, me litar prej zhuke
Dhe valët e tij, me forcë i kanë mundur
Matan bregut dolën, diku pranë një çuke
228.
Në varg karvani, na shkoi duke tundur
Fushës me ujë dhe plot kashtë truske
Në Fierin e bukur, brenda është futur
Që ishte çliruar edhe nga zgjedha turke
229.
Por dhe në Radostinë, trimi Ymer Hoxha
Që nxënësve u mësonte edhe gjuhën tonë
Sapo e kishte marë, lajmin nga Libofsha
Urgjent në çdo shtëpi, haberin dërgon
230.
Në Fier na u bë, me njëzetë djelmosha
Dhe Tonçi Kilicën, te Bashkia e takon
Kur burrin e panë, këtu disa kodosha
Ja dhanë vet vrapit, e pa u bërë vonë
231.
Me zhurmë dhe me valë, na vinte Gjanica
Plot këngë malesh, ishte duke mbledhur
Herë-herë humbiste, fare në ngushtica
Dhe hon më hon, shkonte duke bredhur
232.
Shumë shpejt zbriste, që nga Koshovica
Në kthesa nxitonte, trupin duke dredhur
Kishte dalë përjashta, në fushë e rrugica
Një valle të madhe, na ishte duke hedhur
233.
Dhe Tonçi Kilica, s’kish bërë fare gjum
Se tok me burrat, tek bashkia mbetën
Këto ditë dhe mendimet, i shkonin si lum
Për dy a tre netë, tërë trimat nuk fjetën
234.
Se priste ca miq, të mëdhenjë shumë
Që jashtë vatanit, tërë kohën na ndenjtën
Mjekërbardhin tonë, porsi një pëllumb
Që bashkë me shok, për komb u tretën
235.
Në këmbë u ngritën dhe këta pojanakët
I shkelën të gjitha, urdhërat e Vezirit
Me armë në brez dhe në duarë dajakët
U nisën për lart, nga Kisha e Manastirit
236.
Por prap nga aty, i lanë shpejt konakët
Me radhë i hodhën dhe kodrat e ullirit
Në Fier u bënë bashkë me radostinakët
Hallall u qoftë djemëve, qumështi i gjirit
237.
Na ish nëntori, këtë ditë njëzetë e pesë
Që lart nga qiejt, po shkrepte rrufeja
Filluan dhe këngët, qysh herët në mëngjes
Në Fier të bukur, shpërtheu dhe hareja
238.
E gjithë njerëzia, u mblodhë në këtë festë
Sa shumë që gëzonte, për kohët e reja
Me këngë Ismail ben, filloi që t’a pres
E uroi nga zemëra, vet trimin Myzeqeja
239.
Me radhë vallet hidhëte, Jorgji Karbunara
Sëbashku me vëllan, në Fier po kërcente
Thoshë do t’a çojmë, ne Shqipërinë përpara
Sapo që ta bëjmë dhe këto ditë më vete
240.
Dhe ty Ismail Vlora, t’u priftë e mbara
Ti shpejt bëj bashkë, këto katër vilajete
Më trojet tona, mos ti lemë ne të ndara
Që prap të vuajmë, nëpër pesë shtete
241.
Por dhe ky mësonjësi, Kostandin Minga
Me dorën ngritur lart, e tundëte takijen
I merrte rresht vallet, shtruar me opinga
Këngë trimash këndonte, për të gjithë nahijen
242.
Thosh shkuanë e vanë, këto kohët e liga
Sot fllad lirie, të gjithë malet po bien
Na e morë të keqen, qysh sot dhe shtriga
Se kohët e reja, ne do të na sjellin dijen
243.
Në sarajet e bukura të Ymer bej Vrionit
Të mbushura përplot, me stoli të rënda
Dhe thurur me kangjella, përreth ballkonit
Plaku ynë për drekë, i ftuar qe brenda
244.
Këtu mirë na u pritë, në bazë të zakonit
Plot takëme të arta edhe të argjenda
Marrë nga Parisi dhe larg prej Londonit
Me yzmete të reja, të modës allafrënga
245.
Por edhe kjo kisha, jonë e Shën Gjergjit
Më fort i tundi, që të dyja kambanat
Këto ditë të mëdha feste, në mes të Fierit
Dhe kurr nuk i ndali, këtë javë të ramat
246.
Sa zhurma lart vajti, në kupë të qiellit
Nga larg e dëgjuan dhe të tre patrikanat
Që shkoi pergjithmonë dhe koha e ferrit
Sëbashku me terrorin, që bënë Sulltanat
247.
Në shesh njerëzia, shumë po brohoriste
Dhe merrte këngë e hidhte plot valle
Rroftë Ismaili, tërë populli po thërriste
Shqipërinë tonë prap, ti sot e ringjalle
248.
E donin dhe plakun, që ai vet t’ju fliste
Këtu para tyre, më shumë kësaj radhe
Dhe qysh nga Fieri, ky trim le t’a niste
Këtë festën tonë, kaq shumë të madhe
249.
Ne s’do ti durojmë më kurrë vargonjtë
Tha gjatë fjalimit, ky burrë kaq i ndritur
As që të na shtypin, përsëri patkonjtë
Të vuajmë me shekuj, akoma duke pritur
250.
Këtu do të luftojmë, ne porsi fajkonjtë
Sepse prap rreziku, nga neve s’ka ikur
Dhe flamurin tonë, me të dy zhgabonjtë
Në Vlorë që nesër, kemi për t’a ngritur
251.
Mezi po prisja, këto ditë që t’ju shoh
Se shumë mall unë kisha, të vija këtu
Sikur të rrija dhe për nja pakëz kohë
Që shtruar të flisja, me ju gju më gju
252.
Përsëri Europa, ne shqiptarët s’na do
Dhe troç na tha, se s’do tu njohim ju
Por mua zemra, prap seç m’u ngroh
Qysh kur mi zutë, ju asqerët me dru
253.
Ne këtu në Fier, bashkë e vendosëm
Se do t’a bëjmë, më vete dhe shtetin
Në Mars dhe Gusht, mirë u llafosëm
Që ta shpëtonim përgjithmonë miletin
254.
Edhe kurr aspak, ne s’u qederosëm
Demek Stambolli, do bënte kiametin
Por sot këtë hall, të madh ne e sosëm
Dhe plot me nder e kryemë amanetin
255.
Se ne për vatanin, askënd nuk e pyesim
Në Fier foli shkurt edhe Luigj Shkodra
Atë në pazar, neve kurrë nuk e qesim
Që dikush i huaj, me na ba kësi lodra
256.
Ne trojet e shenjëta, aspak nuk i shesim
Të tëra këto male, këto fusha e kodra
Për këto jemi gati, të tanë që të vdesim
Mjer kush na i prek, ne prap këto votra
257.
Kudo mbi Sazan, retë fort shkrepëtinin
Rrufetë më shpesh, gjuanin që nga lart
Mbi dallgë pareshtur, çdo çast ato shtinin
Qe skuqur dhe deti, qe bërë flakë i zjarrtë
258.
Më shpejt që nga jugu, erërat po vinin
Dhe vjeshta, kaq keq, më kurrë mos martë
Prap shiu me sqotë e breshëri shumë binin
Kudo asnjë fshat, nuk po dukej më qart
259.
Në kishën e manastirit, atje lart në Pojan
U mblodhën mbi kodër, të tërë priftërinjtë
Me Shën Pjetër, Bishan edhe me Seman
Qenë bashkë të vjetrit, por edhe të rinjtë
260.
Të gjithë e rrethuan, në mes shandan
Dhe shpejt i ndezën, me radhë qirinjtë
Pastaja me forcë tundën dhe kambanë
Nga larg i uruan, të gjithë mëvetësinjtë
261.
Tërë rrugës së kodrës, porsi një tërkuzë
U ngjitë karvani dhe shkoi varg si në tel
I kaloi shpejt kodrat dhe pyjet e Jarusë
Dhe pas dy sahatësh, në Levan na del
262.
Nëpër atë baltë dhe në gjithë atë muzgë
Çau ujërat të tëra, gjerë lart përmbi bel
Me këngë trimash, gjithëmonë nëpër buzë
Tabori na mbriti dhe në katundin Novoselë
263.
Nga shtrati i saj, shpejt Vjosa ç’na doli
Shumë hipi dhe ujët, e shkoi dy tre metra
Ish bërë porsi deti, tërë lumi edhe gjoli
Qysh nga Zvërneci e deri tek Shën Pjetra
264.
Dhimitër Qarri, një atdhetar prej Mifoli
Njësoj si kreshnikët, në ato kohët e vjetra
Lundraxhiu me trimat, shumë gjatë nuk foli
Por shpejt nga një anë, i nxori tek tjetra
265.
Në Vjosë Jani Minga, mjaft herët kish dalë
Që vet ta nderonte, qysh këtu diplomatin
Atje anës së lumit, të mbushur plot valë
Dhe shtruar të fliste, ai tok me vlonjatin
266.
Kur sa e pa Mingën, atë trim delidjalë
Që priste mjekërbardhin tok me të atin
Ismail Beu e poqë, profesorin me mall
Drejtë Vlorës të dy e nisën edhe hapin
267.
Këtu një djalosh, nja dymbëdhjetë vjeç
Filloi vet këngët, me radhë sokoli i malit
Duke mbledhur lule, o shok dje mbeçë
Që unë sot t’ja fal, vet Ismail Qemalit
268.
Sepse Shqipërinë, do të na e bëjë veç
Për ta shpëtuar, që nga thonjtë e djallit
Kurrë ti o Samboll, më karar mos gjeç
Dhe qofshë i shkretë, porsi gurët e zallit
269.
Pa shihni, pa shihni, këtë bilbil fushe
Sa mirë ja thotë, përpara të mëdhenjëve
Edhe zërin e tij, ma paska krejt ndryshe
Po aq të ëmbël, porsi të bilbilenjëve
270.
Që bukur këndojnë, këtu qoshe më qoshe
Duke u rënë pas tufës, borive dhe fyejve
Në lëndinat me lule e fushat bukuroshe
Pranë bregut të detit dhe anës lumenjëve
271.
A mos m’a ke bërë, ti Jani surprizën
Sa mua në Vlorë, më shkelën dy këmbët
Duke qeshur plaku labi, foli me Mingën
Se që këtu ja nisën, vënçe edhe këngët
272.
Sepse nga mësonjësit, tërë kombet u ndritën
Kudo plot me dije, ju të vjetrën e shëmbët
Dhe sot në çdo vend, po sillni prap dritën
I ngjallët tërë trimat dhe gjithë të rënët
273.
Jani Minga, tërë gaz filloi që të qesh
Dhe gëzimi i madh, s’po di hiç që ti ndalet
Kështu Ismail beu, i tha ti do ta keshë
Sepse çdo shqiptar, veç ty burrë të falet
274.
Dhe sot në çdo vend, kudo që të veshë
Ju vet do ti shihni, se si i luajnë vallet
Plot këngë zemre, për ty do të gjeshë
Me gjithë urimin, rrofsh Ismail sa malet
275.
Se ne tha labi, në Vlorë pa profesorin
Të gjitha punët, do ti kishim mjaft keq
Dhe sot po e rrahim, të tërë kraharorin
Por dje hallet tona, dikushi na i ka heq
276.
Profesor Jani e hoqi, i vetëm tërë zorin
Prandaj më në fund, gjithëçka na u ndreq
Dhe nesër ta shpallim, të shenjtë nëntorin
Që ta gëzojnë fëmijë, të rinj, edhe pleq
277.
Mëmëdheut tha Jani, ne ja kemi borxhë
Dhe trimëritë për të, sot duhet ti dëftejmë
Nuk pyesim më prift, nuk pyesim as hoxhë
Vatanin me fetë, ne kurrë si pērzjejmë
278.
Se grek edhe serb, hanë tok në një poçë
Ne besë tek ata, më kurrë s’do të gjejmë
Prandaj rrini mirë, ne prap u thamë troç
Se për ndryshe armët, në dorë i rrëmbejmë
279.
Ja nisën tërë malet dhe po kuvendojnë
Shkëlzeni legjendar, bashkë me Kollatn’ë
Me shoqi-shoqnë, shumë po bisedojnë
Edhe Gjallica e lartë, megjithë Korabn’ë
280.
Po ç’janë këto shqipe, që lart po shkojnë
Përmbi Pashtrik, mbi Dajt e mbi Kërrabn’ë
Drejt Vlorës të tëra shpejt po fluturojnë
Thanë dhe Tomorri, tok me Shpiragn’ë
281.
Kjo Mitrovica, me gjithë Pejë dhe Ibër
Tërë djemtë e tyre, në Vlorë i kanë nisë
E kaluan Prizërenin edhe Kukës e Dibër
Në ball dardanëve, u prin vet Baca Isë
282.
Nëpër të ftoht, në borë edhe në dimër
Na mbritën shëndoshë, në Martanesh e Bizë
Me armët mbi krah dhe tytat nga sipër
Kanë rënë në Peqin, në më të bukurin vis
283.
Një djalë kalors, na erdhi nga Peqini
Dhe fluturimthi, ai shkoi gjer në Pluk
Tha mbritën vëllezrit, dhe Isë Buletini
E pruri djaloshi, këtë haber mushtulluk
284.
E hodhën dhe lumin, në vah te Shkumbini
Sapo kanë hyrë, brenda mu në Dushk
Ndaj dilni vëllezër, në Lushnje ti pritni
Dhe shpejt porsi era, ky trim na u zhduk
285.
Një festë e madhe, na u bë në Lushnjë
Shpërtheu këtu kënga e krisi ahengu
Qenë plot dasmor edhe dy palë krushq
E nderuanë shumë trimin, tonë Isa Begu
286.
Nuk sheh më gjëkundi, tabore turqsh
Kalimera në kisha, s’thotë më as greku
Ngarkuanë dhespotët plaçkat mbi mushq
Sa krisën pushkët edhe këndoi fisheku
287.
Dhe Semani plak, më lart e çoi dallgën
Se shumë inat, kish marrë prej Tomorrit
Kudo, çdo shtëpie, ja mbuloi dhe gardhën
Përqark dhe rezet, gjithë anës së oborrit
288.
Në Imsht vet Baci e kaloi edhe darkën
Me myzeqarët dhe trimat e tij të taborit
Në mëgjes mbi lum e hodhi shpejt varkën
Këtë ditë plot me shi, në fund të nëntorit
289.
Një sofër e madhe, u shtrua mu në Imsht
Për këtë trim të madh, që kish dy alltia
Qysh nga Kuçova dhe deri në Gradisht
Kudo mysafir, patë plot nëpër shtëpia
290.
Ushtuan gjithë darkën këngët toskërisht
Rëndë krisi daullja e luajti sharkia
S’pushuan as vallet këtë natë gegërisht
Gjëmuan shumë sazet, dhe ra çiftelia
291.
E tërë dynjaja, në Fier se ç’u derdhë
Shumë ndere i bënë, bacë Isë Buletinit
Të gjithë kosovarët, rreth tij qenë mbledhë
Se kishin këtë ditë dhe kulmin e gëzimit
292.
Këtu vet njerëzia, plot valle patë hedhë
Festuan myzeqarët, mu në mes të dimrit
Mjaft këngë të bukura, ata kishin zgjedhë
Ja dhuruan me zemër, bacë Isë kryetrimit
293.
Në Fier Tonç Kilica, na e priti dhe Bacin
Këtë burrë legjendar, në krye të dardanëve
Dhe trimit i tha, për jetë ty të paçim
Se të kemi të parin e gjithë kapedanëve
294.
Se ti mjaft të rëndë, ja u dhe kërbaçin
Tërë shkive dhe sërbëve, të atyre anëve
Por ne do t’ua bëjmë, prap në e daçin
Dhe shumë më keq, sesa turq osmanëve
295.
Kosovarët e mi, të gjithë mi ndihmove
Na i tha baca Isë, vet këtij zotit Tonçi
Dhe në Myzeqenë e bukur, ti mi strehove
Në Fier dhe në Lushnje e deri te Kuçi
296.
Për tërë këta vëllazën, ti sofra na shtrove
Plot bukë edhe kryp, tamam si i moçmi
Të gjithë prej dekës, ti vëlla mi shpëtove
Së bashku me trimat, porsi Elmas Boci
297.
Njoftim na çoi, prap shpejt Novosela
Se lumi i Vjosës, më shumë është frytë
Kish dalë nga shtrati, e lart mbi zabela
Dhe vahun më larg, ujët e kishte shtytë
298.
Patë mare përpara dhe lundrën me tela
Në ujë thell brenda, varka ishte mbytë
Nuk dukej më fare, as moli dhe as skela
Përmbytur tërë fusha, qe zhdukur nga sytë
299.
Sot moti Ismail, mjaft rëndë po keqësohet
Unë gjerë këtu në Fier, ta mbajta ty besën
Dhe ujēt i tha Baci, më shumë po na shtohet
Prandaj do më falësh, mua për mungesën
300.
Se lumi i Vjosës, nuk mund të kalohet
Ndaj sonte të lutem, ti hape dhe festën
Se dasma e jonë, më s’duhet të vonohet
Që nesër në saba, shpalle indipedencën
301.
Dhe tek një dyqan, i tregtar Diamantit
Plot me stolira, vënë lart mbi sunduqe
Na shkuan ca zotrinjë, të Ismail diplomatit
Dhe blenë një pëlhurë, me ngjyrë të kuqe
302.
Ne këtë peshqesh, i thanë vet pedantit
Do t’ja çojmë një zonje, që mbeti si qyqe
Shumë vuajti e gjora, dhe prej taksiratit
Pesë shekuj me radhë, nëpër udhëkryqe
303.
Usta xha Thomaj, në Vlorë sapo mbrinë
Shkoi drejt e në Skelë, për në rrobaqepsi
Në dyqan u poqë, me Jani Mingë zotrin’ë
Prej tij e patë marë, aty shpejt një porosi
304.
Menjëherë dhe fillin, e shkoi në makinë
Me dëshirë të madhe dhe plot kënaqsi
Se vet e kish blerë, plaku ynë në Athinë
Dhe qepi në çast, Flamurin tonë Kuq e Zi
305.
Pastaj Petro trimi, i gëzuar mes lotëve
Përmbi këtë flamur, na bëri një shqiponjë
Njësojë si i Krujës, së Gjergj Kastriotëve
Kur ishte me nam dhe me famë kjo zonjë
306.
Që vjen që nga larg, qysh prej epiriotëve
Atij vendi të bukur dhe plot me heronjë
Këtu dhe përpara, dymijë e ca moteve
Që luftonin aq shumë, njësoj si dragonjë
307.
Dhe Ismail vigani, këtë flamur na e ngriti
Që kishin me shekuj, gjithmonë arbërorët
Sa tërë botën mbarë, nga Vlora e çuditi
Atë ditë të madhe, kur folën shenjtorët
308.
Përjetë ky na ndau, nga Sulltan banditi
Dhe Stambollit në det, ja mbytëm taborët
Si kombet e tjera, ne më vete na qiti
Krenar dhe te lirë, si të tërë perndimorët
309.
Dhe jo atë flamurin e zonjë Marigonës
Të prurë në Shqipëri, gjoja prej kurbetit
Që na u qendis, për një natë prej zonjēs
Ashtu siç thanë, shërbëtorët e hyqymetit
310.
Siç folën mjeranët e ish Monark-hanes
Dhe gjithë yzmetçinjtë e Zogoll Ahmetit
Por edhe servilët, e kohës së tollonës
Të tërë kalemthyerët, e Sheh Mehmetit
311.
Dhe ky avokati, i shquar Petro Poga
Për komb qe djegur, në flakë si baroti
Këtë ditë të bardhë, sa shumë po gëzoka
Se kishte gjithë jetën, që priste erindioti
312.
Flamurin e tundëte, ai sipër mbi koka
Në kartë e hodhi edhe firmën poligloti
Brohoriste pandalur, sa dridhej tërë toka
Rroftë Ismaili Vlora, thërriste patrioti
313.
Pas tij Jani Minga, me të dyja duartë
E çoi dhe më lart, flamurin me bedena
Dhe zëri i shkoi, larg portë e më portë
Ushtoi e gjithë Vlora, sikur binte sirena
314.
Ky kombi i ynë tha, kurrë s’do ketë mort
Se gjak heronjësh, na rrjedhë nëpër vena
Por sot na u bë dhe shumë herë më i fort
Me zhgabonjën tonë, të zezë me dy krena
315.
Menjëherë në shesh, fëmijët u futën
Si flutura vet nxënësit, filluan të kërcenin
Dhe drejt Jani Mingës, me vrap u dyndën
Me mësonjësin e tyre, donin të dëfrenin
316.
Në duarë flamujët, tërë kohën i tundën
Nga Vlora gjithë botës, sot po i rrëfenin
Sepse dhe Turqinë, shqiptarët e mundën
Këtë natë edhe yjet, për ne po shkëlqenin
317.
Çdo vjeshtë mjaft punë, kishte xha Thomaj
Flamuj Kuq e Zi, gjatë mbremjeve na qepte
Nga fundi nëntorit, plot me dëshirë ustaj
Ai nxënësve të Mingës, për këtë festë ua jepte
318.
Me modë allafrënga, vet vishej qerrataj
Kur dilte me shok, por dhe për çdo të kremte
Në Shesh të Flamurit, ngadal shkonte si agai
Edhe për kremtimin e kësaj dite feste
319.
Te gjithë ne rrëfejmë sot mjaft tregime
Për tërë ata trima, heronjtë pavarsista
Por ne tani kemi, veç pak dorëshkrime
Që nuk i zhdukën dot, ato duartë e pista
320.
Por myzeqarët tanë, ruajnë shumë kujtime
Sepse që të gjithë, kanë qenë qemalista
Në Vlorë me plakun, shpunë dy çetat trime
Po kurrë libraxhinjtë, s’i shkruan as në lista
Rruga myzeqare e heronjëve të Pavarsisë
1-Vahu i Kishës (pran urës së Rrogozhinës).
2-Çermë-Biçak (Lushnje)
3-Çermë-Proshkë
4-Çermë-Pasha
5-Çermë-Çiflik
5-Shën e Premte(Sulzotaj)
6-Divjakë
7-Xeng
8-Mizë
9-Zharnec
10-Kryekuq
11-Kamenicë
12-Gur
13-Babunjë
14-Gradishtë
15-Gungas
16-Gogolas
17-Vanaj
(Fier)
18-Libofshë
19-Stan libofshe
20-Çipllakë
21-Kolkondas
22-Vajkan
23-Petovë
24-Gracalli
25-Daullas
26-Mbrostar
27-Bishanakë
28-Fier
29-Zhupan
30-Koshovicë
31-Levan
32-Ferras
33-Mifol
(Vlorë)
34-Novoselë
35–Vlorë
Çetat e armatosura myzeqare, që e morën në mbrojtje dhe e shoqëruan Ismail Qemalin edhe brenda në Vlorë gjatë shpalljes së Pavarsisë.
1-Çeta e Pojan-Shën Pjetrër-Boçovës, me komandant Llazi Spiro.
2-Çeta e Topojë-Grykë-Semanit me komandant mësonjësin dhe priftin me kobure, at Irakli Pylli, (papa Isaija).
3-Çeta e Radostinë(Ujëmirë)-Vadhizë me komandant mësonjësin dhe hoxhën Ymer Hoxha.
4-Çeta e Kolkondasit-Petoshaj -Nikas me komandant mësonjës, prift e luftëtar at Kozma Dhima e at Spiro Saqellari.
5-Çeta Ardenicë-Libofshë me komandant mësonjës e luftëtar Tuni Gjergji e Zoji Ndreko.
6-Çeta Krutje-Bubullimë me komandant Lami Shtëmbari e Pali Kadillari.
Disa nga patriotët myzeqar, që morën në mbrojtje dhe shoqëruan edhe në Vlorë Ismail Qemalin gjatë shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
1-Llazar Bozo(Kolonjë-Lushnje).
Patriot dhe luftëtar i shquar, shoqërues personal i Ismail Qemalit.
E priti Ismail Qemalin në Durrës dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë. Bashkë me Llazi Spiro Shën Pjetrën dhe dy çetat myzeqare, ( të Semanit dhe Pojan-Shën Pjetër), të komanduara prej tij kryen mbrojtjen fizike të Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit gjatë shpalljes së Pavarsisë.
2-Dervish Biçaku (1874-1952, Çermë Biçak-Lushnje).
Patriot.
3-Behxhet Hydi (1877-1946, Çermë Biçak-Lushnje).
Patriot.
4-Nebi Sefa (1861-1942, Lushnje).
Patriot dhe luftëtar.
5-Sefer Murrizi (Shën e Premte-Lushnje).
Patriot.
6-Mesut Sefer Murrizi (Shën e Premte-Lushnje.
Patriot.
7-Nuri Murrizi (Shën e Premte-Lushnje).
patriot)
8-Halit Libohova (Nga Gjirokastra banues në Gramsh-Lushnje).
Patriot, jurist, luftëtar.
9-Teki Halit Libohova (Nga Gjirokastra, banues në Gramsh-Lushnje).
Patriot, luftëtar.
10-Vasil Lala (Biçukas-Lushnje).
Patriot, luftëtar.
11-Simon Profi Sako (Divjakë-Lushnje).
Patriot, mësues.
12-Koli Profi Sako (Divjakë-Lushnje).
Patriot, mësues.
13-Profi Mali (Mizë-Lushnje).
Patriot.
14-Çaush Malko (Zharrnec-Lushnje).
Patriot.
15-Muçi Kacabuni (Kryekuq-Lushnje).
Patriot.
16-At Ikonom Kozma Dhima (Kolkondas-Fier).
Patriot, mësonjës, luftëtar, prift dhe komandant i çetës së fshatit të tij.
17-At Spiro Saqellari (Kolkondas-Fier).
Patriot, prift, mësues, luftëtar, dëshmor.
18-At Irakli Pylli (Shën Pjetër-Fier).
Patriot, prift, mësues, luftëtar, komandant i çetës së Semanit, partizan, dëshmor.
19-Kovi Saqellari (Kolkondas-Fier).
Patriot, mësues.
20-Jovan Kristo Ndreko (1886-1944 Libofshë-Fier).
Patriot, mësues, partizan, dëshmor.
21-Zoi Pando Ndreko (1889-1944, Libofshë-Fier).
Patriot, luftëtar, mësues, poet, partizan, dëshmor).
22-Tuni Gjergji (Fier).
Patriot , luftëtar.
23-Lam Shtëmbari (Krutje- Lushnje).
Patriot , luftëtar.
24-Elmaz Boce (Nga Gjirokastra, banues në Libofshë Fier).
Patriot, mësues, pjesëmarrës në mbledhjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë.
25-Llazi Spiro Shën Pjetra (Shën Pjetër-Fier).
Patriot, luftëtar, këngëtar, poet, komandant i Çetës së Pojan-Shën Pjetrës, shoqëroi dhe e mbrojti Ismail Qemalin nga Libofsha në Vlorë me dy çetat e tij. Ish komandant i batalionit “Myzeqeja” të krahinës së Myzeqesë në uftën për çlirimin e Vlorës më 1920. Me dy çetat e tij ka mbrojtur fizikisht edhe dy kongreset e Lushnjes në vitin 1920.
26-Uani Mitrushi(Tushi) Kristo. (Pojan, Petoshaj-Fier).
Patriot, luftëtar, anëtar i Çestës së Kolkondasit.
27-Tasi Mitrushi(Tushi) Kristo. (Pojan-Petoshaj-Fier).
Patriot, luftëtar, anëtar i Çetës së Kolkondasit.
28-Tonçi Kilica (Seman, Fier).
Kryetari I-rë i Bashkisë Fier, patriot, luftëtar.
29-Jorgji Babë Dud Karbunara (Berat).
Patriot, mësues, luftëtar, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë.
30-Kostandin Minga (Shën Pjetër-Fier).
Patriot, mësues, poet, përkthyes, rilindas.
31-Ymer Hoxha (Radostinë ”Ujëmirë” Fier).
Patriot, mësues, përkthyes, hoxhë, rilindës.
32-Dhimitër Qarrri (Mifol-Vlorë).
Patriot, lundërtar në vahun e lumit Vjosë.
33-Jani Kostandin Minga (01.08.1872- 07.05.1947).
(Shën Pjetër Fier).
Patriot, mësues, luftëtar, përkthyes, themelues i klubit patriotik “Labëria” 1889, çeli shkollën e parë shqipe në qytetin e Vlorës më 25 korrik 1908, hapi shkollën e parë shqipe në Kaninë të Vlorës më 1909, firmëtar i Deklaratës së Pavarsisë, komandant i batalionit “Myzeqeja” në luftën e Vlorës më 1920.
34-Kili Dimo (Pojan Fier).
Patriot, luftëtar, përkthyes, anetari i çetës Pojan-Shën Pjetër.
35-Taqi Lako (Pojan Fier).
Patriot, luftëtar, anëtar i çetës Pojan-Shën Pjetër.
36-Tasi Doraci (Pojan Fier).
Patriot, luftëtar, anëtar i çetës Pojan-Shën-Pjetër.
37-Miti Dimo (Pojan Fier).
Patriot, luftëtar, anëtar i çetës Pojan-Shën Pjetër.
38- Uani Shyti (Pojan Fier).
Patriot, luftëtar, anëtar i çetës Pojan-Shën Pjetër.
39-Thoma Leksi Ristani (Nikas-Fier).
Patriot, përkthyes, kryeplak i fshatit Nikas, rrobaqepës, psalës në Manastirin e Kolkondasit dhe anëtar i çetës së këtij katundi. Për veprimtari patriotike, pasi filloi të bënte psalme dhe shërbime fetare në Gjuhën Shqipe, me orientim të dhespotit grek e largojnë nga kisha dhe detyra e kryeplakut. Pas këtij dënimi që ju dha nga drejtuesit e kishës, ndaj tij filluan edhe ndjekjet e vazhdueshme, për arrestimin, dënimin dhe ekzekutimin e tij nga forcat e xhandarmërisë osmane, tradhtarët shqiptar pro grek dhe ekstremistët islamik pro turq. Për ti shpëtuar dhunës dhe rrezikut, që i kanosej për jetën, ai u detyrua të largohet për 3-4 vjet nga Shqipëria dhe shkoi në Greqi e Itali.
Pas disa vjetësh, Thomai kthehet përsëri në Shqipëri dhe këtë radh vendoset me banim në qytetin e Vlorës. Në Skelë, ai hapi i pari edhe një rrobaqepësi, për të ushtruar zanatin e tij të mësuar në Korfuz, Janinë dhe qytetet të tjera Italiane. Këtë dyqan pune, të cilin e përdorte edhe për banim, ai e ktheu në një bazë të rëndësishme për rilindësit dhe patriotët shqiptar, që vepronin në Shqipëri edhe nëpër Evropë për çështjen tonë kombëtare.
Kjo rrobaqepësi ka qenë strehë edhe për çdo myzeqar që shkonte në qytetin e Vlorës për arsye të ndryshme personale, familjare dhe shëndetësore.
Me urdhër të shokut të tij Jani Minga, ky patriot qepi edhe flamurin tonë Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali me 28 nëntor 1912.
Edhe pas shpalljes së Pavarësisë, plaku i urtë nikarak, u detyrua disa herë të emigroi jashtë Shqipërisë, për të shpëtuar nga ndjekjet e agjentëve të shërbimit sekret të Athinës, të kishës greke, por edhe prej haxhiqamilistëve proturq.
Pas kthimit të tij të fundit në qytetin e Vlorës dhe deri sa u nda nga jeta e vet, ai për çdo vit qepte flamuj dhe ua jepte nxënësve të Jani Mingës, që ta kremtonin sa më bukur festën e 28 nëntorit, ditën e Pavarësisë.
40-Llazar Kilica (Fier)
Patriot, diplomat, politikan.
Për shkrimin e kësaj poeme të thjeshtë, me titullin “Pavarësistët Myzeqar”, veç dokumenteve dhe shkrimeve të njohura për këtë ngjarje të madhe, janë shfrytëzuar edhe mjaft kujtime e tregime, të shumë myzeqarëve patriot, kuadro dhe intelektual të nderuar, që kishin nga të parët e tyre, ish dëshmitar, luftëtar dhe veprimtar me aktivitet patriotik, gjatë atyre viteve të lavdishme, kur u shpallë Pavarësia, shumë prej të cilëve sot nuk jetojnë më si :
1-Andrea Kili Dimo, kuadër drejtues ekonomie, Pojan-Fier.
2-Margarit Kili Dimo, këngëtar Pojan-Fier.
3-Koço Mandro, Pojan-Fier.
4-Ndoni Rrezhdo, Pojan-Fier.
5-Mihal Lena, Pojan-Fier.
6-Nasi Golemi, Pojan-Fier.
7-Kosta Uani Tushe, Petoshaj-Pojan Fier.
8-Jorgji Uani Tushe, Petoshaj-Pojan Fier.
9-Dhoksi Thoma Tushe(Ristani), Nikas-Pojan, Fier.
10-Lefteri Jorgji Tushe, Pojan-Fier.
10-Vangjeli Jorgji Tushe, Pojan-Fier.
11-Todi Thoma Ristani, Nikas-Pojan Fier.
12-Nasi Thoma Ristani, Nikas-Gracalli Fier.
12-Tasi Mitro Tushe , Hoxharë-Libofshë, Fier.
13-Rrapi Tasi Tushe, Nikas, Libofshë-Fier.
14-Sotir Tasi Tushe, Nikas, Libofshë-Fier.
15-Kristo Çala, Hoxharë-Fier.
16-Zog Silo, Korkutas-Pojan Fier.
17-Trushi Zog Silo, Korkutas, Pojan-Fier.
18-Bushi Bani, Korkutas-Pojan Fier.
19-Mihal Stefan Gjeçi, Pojan-Fier.
20-Aleks Loni Gjeçi, Pojan – Fier.
21-Kozma Prifti, Kryegjatë-Fier.
22-Kozma Turtulli, Kryegjatë-Fier.
23-Bushi Tasi Popa, Divjakë-Lushnje.
24-Llambi Trungu Divjakë-Lushnje.
25-Jani Trungu, Divjakë-Lushnje.
26-Nasi Hila, Xeng-Divjakë-Lushnje.
27-Pandi Kokoneshi Divjakë-Lushnje.
28-Jorgji Prifti Divjakë-Lushnje.
29-Ristan Veliu Xeng, Divjakë-Lushnje.
30-Pilo Gixho, Divjakë-Lushnje.
31-Aleksi Sako, Divjakë-Lushnje.
32-Jovan Rrudha, Divjakë-Lushnje.
33-Themi Mali, Mizë-Divjakë Lushnje.
34-Bashkim Murrizi, Shën e Premte-Lushnje.
35-Ndoni Kol Ndoni, Grabian-Lushnje.
36-Naje Ndoni, Grabian-Lushnje.
37-Lutfi Cani, Dushk Can-Lushnje.
38-Hysen Cani, Dushk Can-Lushnje.
U kërkojmë falje lexueseve tanë dhe popullit heroik e tepër atdhetar të krahinës së Myzeqesë, se për mungesë informacioni, nuk arritëm dot ti shkruajmë edhe emrat e dhjetëra myzeqarëve të tjerë patriot, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të madh, në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
Nga: Themi J. Tushe, New York-Kingston Pennsylvania
April 14, 2023