‘N1’: Ushtria serbe tërhiqet nga afërsia e kufirit me Kosovën, kthehet në Rashkë
29 shtator 2021
| 16:35
Ushtria serbe e cila gjendej në afërsi të Jarinjës në Rudnicë, është tërhequr nga aty dhe është zhvendosur në Rashkë, shkruan reporteri i televizionit serb “N1”.
Sipas informacioneve të tyre, as të martën që e lëmë pas, ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovës.
Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinjë, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në ora 12:00.
Derisa është Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai i cili ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.