“Na duhen më shumë pajisje ushtarake”, çfarë paralajmëron gjenerali i NATO-s?!
Vendet anëtare të NATO-s janë gati të mbrojnë veten, por duhet të rrisin prodhimin e pajisjeve ushtarake.
Kështu u shpreh gjenerali i lartë i NATO-s, Christopher Cavoli, i cili foli për një stërvitje të gjerë të quajtur Steadfast Defender 24, e cila përfshinte 90,000 trupa të NATO-s nëpër vende të shumta evropiane nga muaji janar deri në maj.
“Ne e kemi zhvendosur fokusin tonë tërësisht gjatë dy viteve të fundit. Dikur bënim operacione jashtë zonës, tani jemi fokusuar në mbrojtjen e territorit të aleancës”, u shpreh gjenerali më i lartë i aleancës.
Por “kur bëhet fjalë për pajisjet ushtarake… ne duhet të ndërtojmë më shumë, duhet të zgjerojmë bazën tonë industriale”, shtoi ai.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë në pah rrezikun e konflikteve moderne dhe nevojën për municione dhe pajisje të tjera ushtarake.