“Na duhet një rend i ri botëror”

23 tetor 2023 | 15:10

Rusia gjithnjë e më shumë po flet për një ndryshim të madh në botë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shteti i tij pajtohet me qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për nevojën e ndërtimit të një “rendi të ri botëror”.

Por sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje që ta ndërtojnë atë. Gjatë një konference audio për gazetarët, Peskov tha se SHBA-ja po flet për një rend botëror me qendër Amerikën, i cili nuk do të ekzistojë në të ardhmen. Këto qëndrime janë tepër emblematike për një garë që luhet në sfondin e luftërave në Ukrainë dhe Gaza, në të cilat Rusia po përpiqet të bindë vendet e zhvilluara që t’i bashkohen në ndërtimin e një bote të re pa përfshirjen e asaj që e konsideron “hegjemoni amerikane”.

Gjatë një fjalimi ditëve të fundit, Biden tha se rendi aktual, që ka funksionuar mirë për 50 vite pas Luftës së Dytë Botërore, “ka përfunduar në një farë mënyre” dhe se duhet një i ri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se Amerikanët “kanë një mundësi për të bërë gjëra, nëse do të jenë mjaftueshëm të guximshëm dhe me vetëbesim, për të bashkuar botën si kurrë më parë.

Peskov nënvizoi se bota e re do të jetë e lirë nga përqëndrimi i të gjitha mekanizmave të qeverisjes globale nga duart e një shteti të vetëm. Sipas Kremlinit, Biden dhe Shtetet e Bashkuara nuk i posedojnë aftësitë për të ndërtuar sistemin e një rendi të ri global.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NEXHAT FAZLIU, shpall te pavleshme deftesat dhe diplomen e shkolles…