Na duhet një tryezë e partive, që do të ishte e ngjashme me Kongresin e Lushnjës

02 nëntor 2020 | 20:50

Milazim KRASNIQI

Kosova po fundoset për çdo ditë. Fajin primar e ka Serbia, e cila po e minon çdo përpjekje të Kosovës për konsolidim. Fajin e madh e ka edhe Bashkimi Evropian, që po e favorizon Serbinë. Faj të rëndë kanë armiqtë e Kosovës, Rusia e Kina, që e kanë bllokuar në OKB e gjithandej. Por fajin e pafalshëm e kanë politikanët tanë, që nuk po gjejnë rrugëzgjidhje. (Nuk është arsyetim të thuhet se nuk po mundemi, ose nuk po dimë. Ata janë aty për të mundur e për të ditur.) Fatkeqësisht, ata kanë hyrë në skemën e armiqve të vendit tonë e po sillen si të humbur.
Mua kjo javë më duket vendimtare për fatin e Kosovës. Jo për zgjedhjet në ShBA. Për veprimet që duhet të ndërmerren në Kosovë.
Veprimi që mund ta shpëtojë vendin nga kolapsi dhe nga dezintegrimi është një tryezë e përbashkët e partive kryesore politike (LVV, LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, ku do të arrihej pajtim për këto çështje: a) ngritja e menjëhershme e padisë për gjenocid kundër Serbisë, b) ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale, duke përfshirë të gjitha krimet e luftës, pra edhe të ushtrisë, policisë, administratës e qeverisë së ish Jugosllavisë e të Serbisë në vitet 1989-1999, (gjithsesi duke përfshirë Vuçiqin e Daçiqin) c) ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve, duke futur sistem mazhoritar me zona zgjedhore dhe duke eliminuar aspektet bllokuese nga statusi i minoriteteve, d) duke ngrirë statusin e komunave rurale të formuara nga Plani i Ahtisarit, deri sa Serbia ta pranojë atë Plan, e) zgjedhja e presidentit të bëhet me zgjedhje direkte, f) formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, me një kryeministër nga partia e parë e zgjedhjeve të 6 tetori 2019, por që pranohet me konsensus nga partnerët e koalicionit. dhe g) marrëveshje që zgjedhjet parlamentare e presidenciale të mbahen në prill 2021.
Nëse merren këto vendime urgjentisht, gjatë javës, vendi do të shpëtohej. Siç u shpëtua Shqipëria në Kongresin e Lushnjës.

(2 nëntor 2020)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se Atalanta është…