“Na e këputët shpirtin”, shkolla fillore në Jabllanicë mban zi për tre nxënësit që vdiqën tragjikisht nga shembja e objektit

02 shkurt 2025 | 16:39

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në Jabllanicë të Gjakovës po mban zi për vdekjen tragjike të tre nxënësve që humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të shtunën.

“Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina na këputet shpirtin”, thuhet në një reagim të kësaj shkolle.

“Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend përher si nxënës të hareshëm të dashur me shokët dhe shoqet e tyre të klases, si dhe të përkushtuar në mësime! Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona qëndrojnë me familjet, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ti njihnin”, thuhet në reagim.

Policia tha në raportin 24-orësh se objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 dhe tjetri 13 vjeç – ishin brenda kur u zunë nga pllaka.

Majori i Policisë, Milazim Lumi tha se objekti kishte mbetur i pabanuar që prej luftës më 1999.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka hapur rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” pas ngjarjes tragjike.

Prokurori i Shtetit u tha se është “në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës” dhe se “po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të…