Na falni, se jemi të zënë me çështje “vrasim e presim”

28 dhjetor 2020 | 08:45

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas deklaratës së të deleguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, se për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bisedohet për “statusin”.

Tërmkolli ka thënë se politikanët në Kosovë nuk merren me Lajçakun pasi, sipas saj, ata janë të zënë vazhdimisht me çështje më të rëndësishme të pushtetit.

 Postimi i Tërmkollit në Facebook:

 Prapë Lajçaku

Lajçaku paska deklaruar se për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, duhet të bisedohet për “statusin”. Për Pavarësinë e Kosovës, pra ?! E thotë këtë z. Lajçak, vazhdimisht e thotë, pse jo? Pse a mos ka pas kush, apo ka kush t’i thotë se statusi i Kosovës, shtet i pavarur, nuk bisedohet me askënd!

Na falni por ne shqiptarët, politikanët e Kosovës, jemi të zënë vazhdimisht me çështje më të rëndësishme, me çështje të pushtetit, “vrasim e presim” veç për pushtet, jemi të zënë pa ndalë me zgjedhje etj.etj. me lloj lloj pallavrash.

Ҫ‘farë shteti, ore, shteti pret!

Rr’noftë Amerika!

#MT

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një popullatë deri tani e panjohur balenash blu u zbulua…