“Na kanë pa si arushat”, Xhavit Haliti flet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s
27 maj 2024
| 22:28
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në T7, u pyet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s.
Ai tha se disa nga ta i kanë parë deputetët e Kosovës sikur “arushat në mal”
“Me disa kemi folë e jemi përshëndet, me disa na kanë pa sikur arushat në mal. Kështu që ka qenë një debat pardje se ata kanë ardhë të organizuar kanë qenë 15-16 logjistikë e delegacionit, pati dy diskutime të serbëve dhe një i joni që pati përplasje me akuza dhe kundër-akuza, megjithatë nuk zgjoi interesim që të diskutojnë edhe të tjerët me ata që i thanë dy përfaqësuesit e Serbisë duke përfshirë edhe Rakiqin”, shtoi ai.