Na rugovistat, kur dokemi se po bijmë, çohemi si feniksi përpjetë

03 janar 2021 | 08:20

“Krejt kryeministrat e presidentët kah LDK-ja i kalojnë Lutës”, Adelina Ismajli “thumbon” Lutfi Hazirin

Në programin festiv, Adelina Ismajli e ka “thumbuar” nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Ajo ka përmendur një deklaratë të Hazirit, i cili pati deklaruar se zgjedhja e kryeministrit të vendit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

“Asnjë qeveri s’e sheh ky pa LDK-në. Lutës, krejt kryeministrat e presidentët, kah LDK-ja i kalojnë”, ka thënë Ismaili.

Ndërkohë, Haziri tha se jo vetëm se kalojnë, por edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK-së.

“Këta tjerët, edhe kalojnë, besa edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK-së. Deri sonte ju kam thënë se veç zgjidhen, prej sonte munden…”

Ndërkohë, Haziri e ka përfshirë në debat edhe Mefail Bajqinovcin e Vetëvendosjes.

“Besoj shumë se na rugovistat jemi si një fonomen, Mefaili e di shumë mirë, kur dokemi se po bijmë, çohemi si feniksi përpjetë, s’ka kush që na ndalë më, jemi kështu, për tri dekada na ka ndodhë kjo…”, ka thënë Haziri në Kanal10.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bajqinovcit, i cili e ka thumbuar Hazirin duke i përmendur fjalët e bashkëpartiakut të tij, Agim Veliut.

“Mundesh, nuk mundesh, por tani të bien mustaqet. Të tregova edhe më herët, është happy Luta, se 52 për qind, nuk po bjen më poshtë…”, tha Bajqinovci.

Haziri tha se ndjenjën e 52-përqindëshit e di vetëm ai.

“Atë ndjenjë veç unë muj me ta tregu, se i vetmi kam fitu 52 për qind, pa e fitu nuk mundet me të tregu kërkush…”, i është përgjigjur Haziri Bajqinovcit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të PDK-së dhe kandidat për…