Nachevski ligjëron para fillimit të edicionit pranveror 2017/18
Sot (e premte) mbahet këshillimi për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë të hendbollit dhe përfaqësues zyrtarë të klubeve.
Këshillimi, përkatësisht seminari qendror, mbahet nga ora 15:00 në Prishtinë, në ambientet e Fakultetit Filozofik (amfiteatri numër 5, karshi Bibliotekës Kombëtare). Ligjërues në seminar do të jetë lektori nga Federata Evropiane e Hendbollit, Dragan Nachevski.
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka njoftuar se do të ligjërohet për ndryshimet në rregullat e hendbollit dhe praktikumin e tyre. Seminarin e organizojnë Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me ShGJhK-në para fillimit të edicionit pranveror i cili do të fillojë më 17/18 shkurt 2018 në Superligën e meshkujve.
Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit që janë pjesë e listës për edicionin aktual 2017/18. Mospjesëmarrja nënkupton mospërfshirje në delegim për stinorin pranveror.