NACIONAL HOME – HEBRENJTË

16 tetor 2023 | 14:33

“Një vend pa njerëz, për njerëzit pa vend”

Shkruan: Ilir GASHI

(Nga rrëfimi i zgjeruar i Margaret Makmilanit)

Siç do të thoshte Richard Hollbruk për librin e saj “Gjashtë muaj që ndryshuan botën”, ky është një studim i vendimeve gjysmake me pasoja të tmerrshme, shumë prej të cilave enden edhe sot rreth nesh”.

Bazuar në këtë studim, dua të sjellë në vëmendje historikun e vendosjes sëherbrenjëve në Palestinë: rruga deri të e drejta për të fituar statusin e popullit hebre si dhe vështrimi mbi qasjen dhe realizimin e qëllimeve të tyre.

Fillet e mbështetjes së shtetit hebre dhe përkrahja e fuqishme britanike dhe amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore, kryesisht gjatë konferencës së paqes në Paris (1919), evoluan pas kësaj drejt rrugës së pashmangshme të realizimit final të shtetit. Por çështja e dytë, pas asaj të inicimit dhe filleve të para të lobimit për një shtet nga komuniteti elitar hebre i shpërndarë në të katër anët e botës, ishte përcaktimi se në cilën pikë të globit, do të bëhej shteti! Është interesant të përmendim se propozimi i parë kishte qenë Argjentina. E propozimi i dytë, gadishulli ballkanik, më saktë territori që përfshinë trekëndëshin e sotëm: Greqi – Shqipëri – Maqedoni.

Në fund të vitit 1919, një kimist i shkruante gruas së tij pak a shumë, kështu: “Dje më27 shkurt në Ke d’Orse, u mbajt një sesion historik më triumfues në jetën time…!”.  Ky kimist, ishte Kaim Waizman, i cili kishte qen në këshillin e lartë me një delegacion sionist.

Ai, pastaj i bëri thirrje ndërgjegjes së fuqive të mëdha ku miliona çifut po përpiqeshin që të largoheshin nga presioni i perandorisë ruse, dhe perandorisë austro-hungareze. “Zgjidhja e duhur do të ishte që ata të shkonin në Palestinë, ngase përveç se kishte hapësirës të mjaftueshme, ata kishin për qëllim edhe rikthim në atdheun e tyre nga i cili, i kishte shpërngulur perandoria romake”, shkruante ai.

Waizman, thoshte në letrën e tij dërguar bashkëshortes se të gjithë më duartrokisnin, përveç Francës. Në këtë kohë, shumë poste kyqe të fuqive të mëdha udhëhiqeshin nga hebrenjtë. Waizman kishte të drejtë të ndihej triumfues, sepse ai e dinte se edhe pse Franca ishte armiqësore, Britania dhe Amerika e mbështetën.

Në këto kohë gjysma e çifutëve jetonin në Rusi, rrjedhimisht në Poleni, Bjellorusi, Ukrainë: rreth 7 milion! Në ShBA jetonin rreth 3 milionë, ndërsa në Britani rreth 300 mijë.

Benjamin Disraeli, Frojdi, Trocki, Aishtanji, Alfred Dreyfus dhe  shumë personalitete me ndikim në Evropë dhe kudo në botë ishin hebrej. Waizman dhe sionistet e tjerë ishin të bindur se Palestina në atë kohë ishte një provincë e vogël e prapavijës së Perandorisë Otomane dhe u cilësua si vendosje reale e popullit hebre: aty, ishte vendin ku ishte shkatërruar mbretëria hebreje nga romaket dhe ata ishin detyruar të largoheshin, aty ishin vendet e shenjta etj. Kur e pyeten Waizmanin se pse kini të drejtë për Palestinën, ai qe përgjigjur: “Kujtesa, ka të drejtë!”.

Organizata sioniste në atë kohë përbënte rreth 130mijë anëtar të paguar. Weizman, u bë lider i sionistëve dhe i cili, e organizoj ajkën e hebrenjve në një projekt që edhe Lordit Rotchild  iu duk një çmenduri! Ky vektar i një prej projekteve më spektakolare të kohës, gjatë periudhës sa u mbajt konferenca e Versajës, dhe pas kësaj, takoi mbi 2000 personalitete:politikan, nëpunës civil, profesor, diplomat që t’i bindë ata që ta kuptojnë Palestinën si “rikthim i hebrenjve në shtëpi”.

Në vitin 1916, sekretari i Jashtëm, Arthur James Balfour, u vu në mbështetje të hebrenjve dhe kishte një miqësi të jashtëzakonshme. Ai, me Waizmn ishte takuar përherë të parë në vitin 1906 dhe më vonë, edhe në vitin 1914.

Lidhja u bë e madhe, por Waizman bëri për vete edhe Curcillin, Lloid Xhorxhin e shumë personalitete të tjera.

Lloid Xhorxh, kishte thënë se mund të përmend të gjithë mbretërit e Izraelit, por dyshoj se mund t’i them të gjithë mbretit anglez!

Xhorxh, ishte në dëlir kur forcat britanike morën Jeruzalemin.

Kur Britanisë filloi t’i përfundojë acetoni, lënda e parë e prodhimit të eksplozivit, Waizman ishte duke prodhuar me shumicë. Kur Lloid Xhorxh i kërkoi Waizmanit të pranoj një dhuratë për këtë shërbim të madh, ai iu përgjigj: “Nuk dua asgjë për vete, kërkoj mbështetje për vendosje të hebrenjve në Palestinë”.

Ajo do të bëhej një“Belgjikë aziatike” dhe një ngulim strategjik i perandorisë britanike. Sekretari Balfour ia paraqiti një letër të quajtur “Deklarata e Balfourit” qeverisë britanike dërguar Lordit Rothchild, një lider hebre britanik! “Qeveria e madhërisë së tij,është në favor të vendosjes në Palestinë të strehës kombëtare të popullit hebre dhe, do të bëjë përpjekje për ta lehtësuar realizimin e këtij objektivi”.

Koncepti “Nacional Home”, ishte zgjedhur me kujdes si terminologji dhe kjo në këtë kohë nuk nënkuptonte apriori, formimin e shtetit hebre në Palestinë. Por gazeta “The Times”, kishte në ballinë sloganin: “Palestina për hebrenj”.

Që nga fillimi, hebrenjtë dhe jo vetëm ata, flisnin për shtetin hebre. Pas vendosjes së forcave britanike në Jerusalem dhe në gjithë Palestinën, ata që quheshin “legjione apo bashkësi e armatosur mbretërore” në të shumtën ishin rekrut hebre.

Kur Allenby ngriti administratën ushtarake në Palestinë, prononcimi i tij i parë dhe i gjithë dokumentacioni ,ishin përkthyer në gjuhen hebraishte dhe arabishte.

Në verën e vitit 1918 me aprovimin e mbretërisë britanike, hebrenjtë blenë truall në kodrën e Jerusalemit dhe në prezencë të Allenbyit dhe gjithë komandës së lartë, vunë gurthemelet e universitetit hebre. Britania aprovoi edhe një komision sionist të udhëhequr nga Waizman.

Ky komision, mori karakterin e përfaqësimit zyrtar të hebrenjve në Palestinë. Ata, vepruan si një qeveri hebraike në krijim.

Sionistët amerikan në Konferencën e Paqes, kërkonin një federatë hebraike dhe një shtet hebre, një guvernator hebre dhe njësi administratë hebreje si në ekzekutiv edhe në legjislativ.

Waizman mbante takime me njerëz me influencë. Në takim me Uillsonin, ai i tha: “Unë flas frëngjisht  rrjedhshëm, por unë dhe francezët flasim dy gjuhë të ndryshme” që do të thotë se francezët ishin kundër formimit të shtetit hebre. Sionistët anglez kishin një frazë: “Një vend pa njerëz, për njerëzit pa vend”!

Në konferencën e Jaffes, u prezantua kërkesa sioniste për ndërrimin e emrit në “Ertez Israel”, në “Toka e Izraelit”!

Pra, rrjedha qoi andej që edhe qeveria amerikane e miratoi deklaratën e sekretarit Balfour sepse, edhe vet Uillson kishte një simpati për sionizmin.”Të mendosh”, i thoshte ai një rabini udhëheqës njujorkez “që unë i biri i një shtëpie prifti, jam në gjendje që t’ua kthejë tokën e shenjtë njerëzve të saj!?”

Do të ishte më mirë për hebrenjtë të gëzonin nacionalitetin e tyre, besonte ai, madje gjykonte edhe për një mandat për Palestinën, por pengesë e kishte doktrinën e vetëvendosjes së popujve. Në anën tjetër, Waizman kërkonte toka deri sipër Jordanisë nga lumi Litan.

Uji ishte një pikë e rëndësishme në Lindjen e Mesme. Britanikët e mbështetën që t’i prenin rrugën francezëve dhe përmes kësaj, të mbronin hekurudhën. Palestina, do të shtrihej deri në periferi të Damaskut. Për realizimin e qëllimeve Weizman i kishte shkruar edhe Alber Ainshtanit. Kongresi amerikan më në fund, e miratoi rezolutën në favor të tokës kombëtare hebraike.

Edhe aleati kryesor i Waizmanit, Britania qëndroi besnik.LloidXhorxh dhe Balfour, i kishin thënë Waizmanit më 22 korrik 1922 se “ata gjithmonë kishin gjykuar për një shtet hebre të përfunduar”. Në korrik të vitit 1922, Lidhja e Kombeve e aprovoi mandatin mbi Palestinën të sjellur para saj nga Britania.

Waizman mbeti i ngazëllyer sepse, më në fund mandati i dha njohje zyrtare hebrenjve si një popull dhe kjo, u mbështet edhe nga ShBA-ja.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj historie, OKB me 1949, e njohu shtetin hebre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se çdo 16…