Nacionalisti i njohur rus që ofendoi Putinin dënohet me katër vjet burgim
Nacionalisti rus, Igor Girkin, i cili ka akuzuar presidentin Vladimir Putin dhe drejtuesit e lartë të ushtrisë se nuk e kanë ndjekur me efektivitet mjaftueshëm luftën në Ukrainë është dënuar nga një gjykatë në Moskë të enjten për nxitje të ekstremizmit dhe është burgos me katër vjet.
Girkin, i cili ka mohuar akuzat, kishte shfaqur publikisht idetë për të kandiduar kundër Putinit në zgjedhjet presidenciale të marsit, duke thënë se ai mund të bënte një punë më të mirë se lideri veteran i Rusisë.
Duke qëndruar në një sallë të gjyqit teksa dëgjonte vendimin, Girkin, 53 vjeç, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, ka tundur kokën dhe ka rrotulluar sytë, ndërsa kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se ai ishte shpallur fajtor dhe se do të kalonte katër vjet në një koloni penale.
Gjykatësi gjithashtu e ka ndalur Girkin, i cili ishte edhe një blloger, të përdorte internetin për tre vjet.
Kanali zyrtar i Girkinit në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, i cili mirëmbahet nga aleatët, ka thënë se ai nuk e njihte vendimin dhe kishte shqiptuar fjalët: “Unë i shërbej atdheut!”
Rasti i tij është parë nga afër si një tregues se sa larg Kremlini do të tolerojë kritikat agresive të përpjekjeve të tij të luftës në Ukrainë, diçka që ai e quan një “operacion special ushtarak”.
Sergei Markov, një ish-këshilltar i Kremlinit, ka thënë se ndëshkimi i Girkinit ishte një mësim për njerëzit që e konsideronin veten si patriotë.