Nacionalizmi paranojak

02 shtator 2023 | 22:06

Shkruan: Ferat Shala

Sipas një analize të bazuar mbi statistika të së famshmes “The Economist”, që nga viti 2012 ka një rritje të numrit të qeverive nacionaliste nëpër botë. Poashtu, ky hulumtim thotë se sa më nacionaliste qeveritë, aq më të korruptuara kanë prirjen të jenë.

Por roli më i rëndësishëm i nacionalizmit paranojak është si një mjet për të çmontuar kontrollet dhe ekuilibrat që mbështesin qeverisjen e mirë; një shtyp të lirë, gjykata të pavarura, OJQ dhe një opozitë besnike.

Udhëheqësit nuk thonë: “Unë dua të spastroj komisionin zgjedhor që të mund të bllokoj kundërshtarët e mi politik”. Ata thonë: “Komisarët janë tradhtarë!”.

Ata nuk e pranojnë se duan të shtypin OJQ-të për t’iu shmangur shqyrtimit. Ata miratojnë ligje që përcaktojnë si “agjentë të huaj” çdo organizatë që merr fonde të huaja apo edhe këshilla, dhe vendosin kontrolle drakoniane mbi organe të tilla ose thjesht i ndalojnë ato.

Ata nuk e mbyllin shtypin, e zotërojnë atë.

Sipas një vlerësimi, të paktën 50 vende e kanë frenuar shoqërinë civile vitet e fundit.

Linkun e këtij hulumtimi e gjeni: KËTU

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dritarja e ballkonit dikush e hodhi një bombë për…