Nadal: Alcaraz dhe Sinner do të dominojnë për shumë vite

27 shtator 2024 | 12:16

Sezoni 2024 në tenis për meshkuj ka pasur si protagonistë dy tenistë: spanjollin Carlos Alcaraz dhe italianin Jannik Sinner.

Të dy kanë fituar nga dy grand slam, duke zbritur përfundimisht nga froni edhe Novak Djokoviqin, i fundit që mbijetoi nga epoka e dikurshme. Për tenistin spanjoll Rafael Nadal, kjo dyshe do të dominojë gjatë skenën në këtë sport. “Sot për sot, Alcaraz dhe Sinner janë

mbi të gjithë të tjerët. Nuk kam dyshim, madje Carlos do të bëhet një nga tenistët më të mirë në histori”, u shpreh Rafael Nadal për mediat. Dy tenistët dominojnë edhe në renditjen botërore, me italianin që është “numri 1” dhe spanjollin që synon ta zbresë nga froni. “Mendoj se Alcaraz është një hap më përpara se Sinner dhe mbetet favoriti kryesor për të fituar çdo turne ku merr pjesë”, ka deklaruar Nadal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti australian Daniel Ricciardo do të largohet nga skuadra e…