Nadal – Djokoviq, finalja në “Australian Open”
25 janar 2019
| 15:00
“Australian Open” ka kompletuar finalistët. Novak Djokoviq ka fituar ndaj Lucas Pouille duke u kualifikuar në finalen e “Australian Open”.
Tenisti serb ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij të cilin e mposhti me rezultat në sete 6-0, 6-2, 6-2. Djokoviq shfaqi formë të jashtëzakonshme në duelin e gjysmëfinales duke siguruar ballafaqimin për trofeun e kampionit.
Tenisti numër një në botë do të luajë kundër bartësit të dytë, Rafael Nadal në finale, të dielën.