Nadal, Gjokoviqit: Asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se “Australian Open”
Edhe pse Gjokoviq ka fituar nëntë herë “Australian Open”, Nadal shpjegoi se jeta do të vazhdojë edhe nëse serbi nuk mund të marrë pjesë këtë herë.
“Është shumë e qartë se Novak Djokovic është një nga lojtarët më të mirë të historisë, pa dyshim”, tha Nadal.
“Por, nuk ka asnjë lojtar në histori që është më i rëndësishëm se një ngjarje. Lojtarët qëndrojnë dhe pastaj shkojnë, dhe lojtarë të tjerë po vijnë.
“Pra, jo Novak, Roger [Federer] apo unë. Ose Bjorn Borg, i cili ishte i mrekullueshëm.. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar”.
Në fund, Nadal theksoi se edhe nëse nuk do të jetë Gjokoviq, “Australian Open” do të jetë i mrekullueshëm, shkruan Marca.
“Nëse ai po luan më në fund, atëherë në rregull. Nëse ai nuk luan, do të jetë një Australian Open i mrekullueshëm me ose pa të”.