Nadal: Nëse dëmtohem sërish, atëherë karriera ime ka marrë fund përfundimisht
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është rikthyer në fushë me shpresën që të fitojë minuta të rëndësishme për të qenë gati për grand slam e Roland Garros. Fituesi i 22 grand slam po luan në turneun Masters të Madrid, ku fitoi në raundin e parë ndaj një 16-vjeçari.
“Tani nisin për Nadal sfidat e vërteta, ndaj spanjolli shpreson që të luajë sa më shumë dhe të jetë në formë për eventet kryesore. “Nuk e mohoj që Roland Garros dhe Olimpiada janë dy objektivat e mi kryesorë për këtë vit. Por s’kam vendosur ende”, tha Nadal.
“Dua të jem në 100% të formës para se të vendos të luaj në Paris. Gjithsesi, një gjë e di me siguri. Nëse dëmtohem sërish, atëherë karriera ime ka marrë fund përfundimisht. Shpresoj të bëj një paraqitje sa më të mirë dhe të testoj veten deri në fund”, tha Nadal.