Nadal: Tani nuk kam më dëshirë të luaj tenis

30 prill 2020 | 19:22

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, shprehet se pasi të mbarojë pandemia e coronavirus, rikthimi në fushë për të dhe të gjithë kolegët e tij ka për të qenë i çuditshëm.

“Sigurisht që e dua këtë sport, por duke parë situatën përreth mendoj se nuk jam në mentalitetin e duhur për të luajtur sërish tenis”, ka thënë Rafael Nadal. Ai ka konfirmuar se nuk është stërvitur rregullisht kohët e fundit.

“Mendoj se kemi një rrugë të gjatë përpara deri në kthimin në normalitet dhe të krijohen mundësitë për të dueluar sërish. Tani gjërat janë ndryshe dhe ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm”, ka deklaruar Nadal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Partia e Ashkalinjve të Kosovës, Etem Arifi, nuk…