Nadali dhe Djokoviqi kualifikohen në raundin e dytë
Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan në ditën e dytë të Roland Garros.
Numri 2 i botës dhe kampioni në fuqi i turneut, Rafael Nadal kaloi në raundin e dytë, pasi eliminoi Yannick Hanfmann me rezultatin 3-0. Ajo e djeshmja ishte një ndeshje të cilën spanjolli e dominoi nga fillimi deri në fund, duke i mbyllur setet e saj me rezultatin 6-2, 6-1 dhe 6-3, në 1 orë e 57 minuta lojë. Po kaq të lehtë e pati sfidën e tij edhe Novak Djokoviq, numri 1 i botës, që u kualifikua për në raundin e dytë pasi mundi tenistin polak Hurkacz, me rezultatin 3-0.
Tenistit serb iu desh vetëm 1 orë e 36 minuta lojë për të fituar këtë përballje, duke i mbyllur 3 setet me rezultatin 6-4, 6-2 dhe 6-2. Për në raundin tjetër të Roland Garros u kualifikua edhe Stanislas Wawrinka, që eliminoi Kovalik pasi e mundi me rezultatin 3-1. Wawrinka fitoi setin e parë 6-1, por Kovalik barazoi pasi fitoi të dytin me “tiebreak” 7-6.
Por, zvicerani që tashmë është i 24-ti në renditjen botërore dominoi dy setet e tjerë, që i fitoi 6-2 dhe 6-3, e krejt ndeshjen 3-1 në 2 orë e 22 minuta lojë.