Nadali dhuron spektakël, Kerber e Kvitova avancojnë në raundin e tretë
Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë, ka avancuar në raundin e tretë të grand slam të Australian Open, pas fitores 3-0 (6-3, 6-2, ) ndaj australianit Matthew Ebden.
Një ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë probleme nga Nadal, që pati epërsi në të trija setet, duke konfirmuar se problemet fizike të ditëve të para të janarit tashmë janë lënë pas.
Në raundin e tretë ka avancuar edhe tenisti bullgar Grigor Dimitrov, që mposhti 3-1 (6-3, 6-7, 6-3, 7-5) uruguajanin Pablo Cuevas, ndeshje që dhuroi edhe emocione. Amerikano-latini dueloi fort, por e pati të pamundur të mposhtë tenistin ballkanas.
Te femrat, në ndeshjet e fundit të ditës së tretë të Australian Open, spikat fitorja e ish-kampiopnes së këtij turneu, gjermanes Angelique Kerber. Ish-numri 1 në botë mundi 2-0 (6-2, 6-3) brazilianen Beatriz Maia, një fitore e lehtë e tenistes gjermane.
Fiton edhe tenistja çeke Petra Kvitova, që mposhti po 2-0 (6-1, 6-3) rumune Irina Begu, ndërsa Belinda Bencic e Zvicrës fitoi 2-1 ndaj kazakes Yulia Putintseva (7-5, 4-6, 6-2), duke avancuar më tej. /Telesport/