Nadali: Dua të luaj më pak dhe të pushoj më shumë
Tenisti Rafael Nadal, në një intervistë për “Marca”, ka deklaruar se me kalimin e viteve ai ka ndryshuar shumë në përballimin e situatave të ndryshme ku është gjetur.
“Kur duelon në të tilla nivele, jo gjithçka është e bukur. Gjithsesi, kemi shumë persona afër që na ndihmojnë, në shumë aspekte”, ka thënë spanjolli, numri 2 në botë.
“Ndonjëherë duhet të përballesh me momente të ndërlikuara dhe ke pak kohë të kalosh me familjen e miqtë. Ndaj, gjatë javëve pushim përpiqesh t’i shijosh në maksimum mundësitë që të krijohen. Kur isha i ri, pas një humbje, doja të kthehesha menjëherë në fushë por, tani jo. Kam nevojë të pushoj më shumë”, ka shtuar Nadali.
“Tani kam mësuar t’i menaxhoj më mirë situatat. Ky është një sport individual, por nëse nuk bashkëpunon si duhet me stafin atëherë gjithçka bëhet e vështirë”, ka deklaruar Nadali, 18 herë fitues i grand slamit. Spanjolli do të rikthehet në fushë në turneun e Montrealit, në javën e parë të gushtit e më pas do të luajë në Sinsinati dhe US Open.