Nadali e ruan kreun e renditjes botërore
Edhe pse Roger Federer fitoi grand slemin e Australian Open, ai nuk ka mundur të kalojë në renditje spanjollin Rafael Nadal, që mbron kreun me vetëm 155 pikë më shumë se zvicerani.
Dy tenistët janë të shkëputur ndjeshëm nga rivalët, duke nisur një garë të fortë mes tyre për kreun e renditjes botërore për meshkuj, që duket se do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Në vendin e tretë ngjitet kroati Marin Çiliq, finalisti i Australian Open, ndërkohë që bullgari Grigor Dimitrov e gjermani Alexander Zverev kompletojnë 5 më të mirët, raporton “Telesport”. Te femrat, ashtu sikurse pritej, ka ardhur rokada në krye mes Caroline Woznicaki, fituese e Australian Open dhe tashmë numri 1 në botë.
Ndërsa rumunia Simona Halep, finaliste në Melburn, tashmë ka zbritur në vendin e dytë. renditja e “top-5” tenisteve më të mira kompletohet me ukrainasen Elina Svitolina, spanjollen Garbine Muguruza dhe çeken Karolina Pliskova.
Renditja e femrave
1.Caroline Wozniacki 7,965 pikë
2.Simona Halep 7,715
3.Elina Svitolina 6,085
4.Garbine Muguruza 5,690
5.Karolina Pliskova 5,445
Renditja e meshkujve
1. Rafael Nadal 9,760 pikë
2. Roger Federer 9,605
3. Marin Çiliq 4,960
4. Grigor Dimitrov 4,630
5. Alexander Zverev 4,610