Nadali eliminohet nga “Australian Open”
29 janar 2020
| 14:51
Tenisti austriak Dominic Thiem ka mposhtur 3 me 1 në sete numrin një të botës, Rafael Nadalin, për ta eliminuar nga “Australian Open”.
6-7, 6-7, 6-4 dhe 6-7 ishin rezultatet e seteve në këtë meç të fazës çerekfinale. Në gjysmëfinale ai do të përballet me gjermanin Alexander Zverev. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Roger Federerit dhe Novak Gjokoviqit.