Nadali eliminohet nga turneu i Barcelonës
28 prill 2019
| 11:51
Pas dështimit në Montekarlo një javë më parë, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka marrë një tjetër goditje, këtë herë në turneun ATP 500 të Barcelonës. Numri 2 në botë u mund 2-0 në gjysmëfinale nga Dominic Thiem (6-4, 6-4).
Duket se fushat me dhè nuk janë më një “aleat” për Nadal, sipërfaqja e tij e preferuar, pasi spanjolli ka dorëzuar dy titujt fituar vjet. Ndaj austriakut Thiem, tenisti spanjoll humbi nga një “game” me shërbimet e tij, duke u eliminuar në gjysmëfinale.
Nadal nuk ka fituar ende asnjë turne këtë vit. Ndërsa Thiem siguron kualifikimin për në finale, ku do të luajë ndaj rusit Daniil Medvedev. Ky i fundit, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, mundi 2-1 (6-4, 3-6, 7-5) japonezin Kei Nishikori.