Nadali kualifikohet në çerekfinale
03 shtator 2018
| 12:30
Tenisti Rafael Nadal u kualifikua r në çerekfinalet e turneut US Open, pasi e mposhti gjeorgjianin Basilashvili.
Nadali fitoi 6-3, 6-3, 6-7 dhe 6-4 për të vijuar aventurën në Grand Slam-in e fundit të vitit. Spanjolli, i cili është kampion në fuqi i US Open, do të përballet në çerekfinale me austriakun Dominic Thiem.
Rafael Nadal e ka fituar 3 herë turneun US Open, në vitet 2010, 2013 dhe 2017.