Nadali largohet nga Wimbledoni
Rafael Nadal nuk ka dhënë një datë për një rikthim të mundshëm në fushë nga të cilat është larguar që prej 18 janarit, pas humbjes në raundin e dytë të Australian Open, kur njoftoi tërheqjen nga Roland Garros.
Pasi mungoi në Grand Slam, në të cilin ai ishte kampion 14 herë, spanjolli mbeti jashtë listës për Wimbledonin e radhës, garë të cilën e kishte fituar në vitet 2008 dhe 2010.
Me konfirmimin e mungesës së Nadalit, aktualisht i 15-ti në renditjen ku ai ishte lider për 209 javë, dyert e Londrës u hapën për rusin Roman Safiullin. Sa i përket Nadalit, i cili ende ka një dëmtim të shkallës së dytë në këmbën e majtë, ideja për t’u rikthyer në fushë mbetet shumë e pasigurt pasi periudha prej gjashtë deri në tetë javë e planifikuar fillimisht për të kapërcyer sëmundjen është bërë e pasigurt.