Nadali ‘leksion’ Chungit, triumfojnë edhe Zverevi e Ciliçi
Është mbyllur raundi i tretë i grand slam të US Open për meshkuj. Rafael Nadal fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj koreano-jugorit, Chung Hyeon, në një ndeshje formale për spanjollin. Nadal pati epërsi në të trija setet, duke e dominuar lojën dhe avancon më tej pa shumë mund.
Vuan sërish por siguron një biletë për në raundin e katërt edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 5 në botë. Ai mundi 3-1 sllovenin Aljaz Bedene (6-7, 7-6, 6-3, 7-6). Kualifikohet për më tej edhe tenisit francez Gael Monls, që mundi 3-2 kanadezin Denis Shapovalov, një ndeshje maratonë mes dy tenistëve, që dhuroi shumë emocione.
Kroatin Marin Ciliç, fitues i US Open në vitin 2014, mposhti 3-1 idhullin vendës John Isner, duke u kualikuar për më tej. Në raundin e katërt shkojnë edhe rusi Andrey Rublev, spanjolli Pablo Andujar, italiani Matteo Berrettini si dhe argjentinasi Diego Schwartzman.
/Telesport/